Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D, pasi ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë, por ju tregojmë se cila është mënyra më e mirë e konsumimit
Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.#
Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë. Laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja. Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.
Ndërsa nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.
Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak. Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.
Pra, qumështin e ngrohtë apo të ftohtë duhet ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…