Ndiqni disa hapa të zakonshëm
Çdo amvisë e di që leckat e kuzhinës më vështirë lahen, sepse në to gjithmonë mbeten gjurmë të gatimeve dhe njolla nga pastrimi.
Megjithatë, ka mënyra si t’i eliminoni njollat dhe gjurmët e yndyrave, dhe që leckat sërish të jenë të pastra dhe pothuajse si të reja.
E gjitha që ju nevojitet të bëni është që t’i ndiqni disa hapa dhe t’i lani në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Ju nevojiten:
▪ 1 enë e madhe me ujë,
▪ 2 lugë supe vaj ushqimi,
▪ 5 lugë zbardhues rrobash,
▪ 1 gotë detergjent pluhur për rroba,
▪ 2 lugë sodë bikarbonati.
Ujin në enë nxeheni derisa të vlojë, pastaj hiqeni nga shporeti. Të gjithë përbërësit e tjerë përzieni, pastaj hidhni në ujë dhe fusni leckat.
Enën mbulojeni dhe lëreni që uji të ftohet, pastaj leckat nxirrni, fërkoni pak dhe shpëlani.
Pas këtij veprimi, mund t’i njomni në enë me ujë të pastër, në të cilin më parë keni tretur dy lugë sodë bikarbonati dhe i lini të qëndrojnë disa orë. /Telegrafi/
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…