Categories: KURIOZITETESOCIALE

Kopshti më i madh i luleve në botë gjendet në zemër të shkretëtirës

Me më shumë se 45 milionë lule, Dubai Miracle Garden është kopshti më i madh i luleve në botë, i cili vizitorëve u ofron pamje qetësuese dhe magjepsëse në një botë tërësisht ndryshe

Megjithatë, mbase ai është më magjepsës dhe më tërheqës sepse gjendet në mes të shkretëtirës!

Dubai Miracle Garden gjendet në Al Barsha South, dhe është hapur në Ditën e të dashuruarve para katër vjetësh.

Që nga dita e parë kopshti është bërë i preferuar dhe lokacion jashtëzakonisht i popullarizuar për adhuruesit e natyrës, por edhe për të dashuruarit të cilët dëshirojnë ta thonë “po”-në vendimtare në këtë ambient që i ngjan parajsës, transmeton Telegrafi.

Harqet e mëdha në formë zemre, nëpër të cilat kalojnë vizitorët, të mbuluara me lule, ftojnë vizitorët që t’ia hedhin një sy këtij parku të mrekullueshëm.

Reklama

Këtu mund të shihni piramida të mëdha të luleve, igloo, zemra, të gjitha të zbukuruara me petale të llojllojshme.

Një pjesë e dekorimit janë edhe veturat retro dhe ato të reja – në të kaluarën, këtu ka pasur mundësi të shihni modelet e Ferrarit me shoferë, të mbuluar tërësisht me lule.

Mund të shihni edhe shtëpi të cilat përbëjnë një pjesë të fqinjësisë të mbuluar me lule. Rekuizitat që janë pjesë e një skene janë shumë interesante, të përfaqësuara nga makina të përmbysura, flamingo dhe papagaj me kreshta dhe pupla shumëngjyrëshe.

Siç e kemi thënë tashmë, në Kopshtin Miracle të Dubait do të gjeni aranzhimin më të madh të luleve në botë, i cili formon një kopje të avionit Airbus A380 të Emirates dhe është i mbuluar me më shumë se 500,000 lule dhe bimë.

Reklama

Modelet imagjinative zbukurojnë çdo cep të këtij kopshti – nga vazot gjigante të mbushura me qindra lule, te mullinjtë e erës dhe madje edhe një kopje e ndërtesës së famshme Burj Khalifa.

Kudo që të ktheheni, do të shihni një kaleidoskop të vërtetë ngjyrash, falë luleve të shumta. Kur keni nevojë për një pushim nga ecja dhe gjithë bukurinë që mund të shihni përreth jush, mund të uleni në shtratin e luleve, që është në frymën e vërtetë të kësaj oaze.

Për të lejuar rritjen e luleve, ky kopsht ka një sistem vaditjeje që përdor ujërat e zeza, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë pikë.

Kopshti i Miracle Garden në Dubai është i hapur sipas stinëve dhe do të mirëpresë sërish vizitorët e tij më 1 nëntor. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fund të majit të vitit të ardhshëm.

Reklama

https://1ff77410c90ef5dcde5fa4f56dff78b8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Me sa duket, njerëzit janë lodhur nga qendrat e zakonshme tregtare dhe presin diçka krejtësisht ndryshe nga arkitektura dhe dizajni i ri, si ky projekt që ju përshkruam.

Se sa interesant është ky kopsht, nëse nuk na besoni, shikoni vetë!

/Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

3 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

6 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

6 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

6 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

6 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

6 days ago