Astronomët kanë pikasur praninë e papritur të një elementi kimik në atmosferën e dy ekzoplanetëve ku nga qiejt bie shi hekuri të lëngshëm dhe margaritarësh.
Dy ekzoplanetët janë gjigandë gazi shumë të nxehtë të quajtur WASP-76b dhe WASP-121b. Me anë të teleskopit nga Observatori i Europës jugore, ata vunë re praninë e bariumit në sipërfaqen e atmosferës të secilit prej tyre.
Bariumi është elementi më i rëndë i zbuluar e një ekzoplaneti dhe kjo vetëm ka shtuar kuriozitetin e shkencëtarëve. Bariumi është dy herë e gjysmë më i rëndë se hekuri. “Bazuar në forcën e rëndesës së planetëve, prisnim që bariumi të gjendej në shtresat e ulëta të atmosferës”, u shpreh njëri prej tyre.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt se cili proces natyror mundëson që ky element kaq i rëndë të ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës së tyre.
Të dy ekzoplanetët kanë një madhësi të pëafërt me Jupiterin, por temperatura e tyre është përvëluese, 1000 gradë Celsius.
Pikërisht ajo është shkaku pse ata kanë karakteristika që duket se i përkasin një filmi fantashkencë. Shkencëtarët mendojnë se hekuri i lëngshëm bie në formën e shiut nga qiejt e WASP-76b dhe re metali e margaritarë të lëngshëm nga WASP-121b./tvklan.al
Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…
Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…
Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…
Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…
Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…
Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…