Categories: KËSHILLAShëndet

A e keni ditur? Deri në pesëdhjetë për qind të rasteve, gurët në tëmth nuk kanë asnjë simptomë

Si të njohim simptomat e gurëve të tëmthit?

Janë të paktë pacientët te të cilët ndodh shfaqje e papritur e simptomave. Shfaqen më së shpeshti shqetësime afatgjata jospecifike në pjesën e traktit digjestiv. Pacientët kryesisht ankohen në tretje të vështirësuar, shfaqje të gazrave në zorrë, çrregullim në punën e zorrëve (jashtëqitje jo e rregullt), dhe dhembje e cila është specifike në praninë e gurëve në tëmth.

Është një dhembje në bark, e cila është shumë e fortë dhe shfaqet nën harkun e djathtë të brinjëve. Më së shpeshti shfaqet pas ngrënies së një vakti të yndyrshëm apo të rëndë dhe zakonisht zgjat midis gjysmë ore apo një orë të plotë, pastaj spontanisht pushon. Veç kësaj, dhembja mund të jetë e pranishme edhe në pjesën e mesme të barkut, në shpinë apo në shpatullën e djathtë.

Janë tri faza të zhvillimit të gurëve në tëmth – josimptomatikë, simptomatikë dhe faza me komplikime. 50 për qind e pacientëve të cilët janë pikërisht në fazën e parë, nuk kanë kurrfarë simptoma specifike, transmeton Telegrafi.

Ndodh shpesh që prania e gurëve të tëmthit të zbulohet krejtësisht rastësisht gjatë një ekzaminimi sistematik ose ekografik të barkut. Ndonëse shumë pacientë praktikisht nuk kanë asnjë problem, rekomandohet trajtimi kirurgjik.

Kujt i rekomandohet kirurgjia e gurëve të tëmthit?

Pasi diagnostikohen gurët e tëmthit te pacientët që paraqiten me simptoma, rekomandohet patjetër heqja kirurgjikale e fshikëzës së tëmthit. Në rastet e zbulimit të gurit, nëse pacientët i përkasin njërit prej grupeve të rrezikuara, pra të prirur për të zhvilluar komplikime, pavarësisht mungesës së simptomave, këshillohet gjithmonë kirurgjia. Para së gjithash, po mendojmë për fëmijët dhe adoleshentët, pastaj diabetikët dhe pacientët që vuajnë nga disa lloje të sëmundjeve hemolitike ose ata që marrin terapi imune për shkak të sëmundjeve të ndryshme autoimune. Në situata të tilla, nuk duhet të pritet gjatë për shkak të komplikimeve që mund të ndodhin dhe të çojnë në një gjendje shumë komplekse që është e vështirë të zgjidhet kirurgjikisht më vonë.

Përparësitë e kirurgjisë laparoskopike të gurëve të tëmthit

Një nga metodat më efektive për heqjen e gurëve në tëmth është kirurgjia laparoskopike. Është një qasje minimalisht invazive, falë së cilës nuk ka prerje të madhe kirurgjikale në murin e barkut. Kjo nënkupton gjithashtu një rikuperim pakrahasueshëm më të shpejtë pas operacionit në krahasim me kirurgjinë klasike. Pacientët largohen nga spitali pas 24 orësh.

Përveç kësaj, pothuajse asnjë mbresë nuk mbetet në murin e barkut. Pasi të hiqet fshikëza e tëmthit me gurët, qepet vetëm një prerje në kërthizë. Ky efekt estetik është absolutisht jo i parëndësishëm dhe bën një ndryshim të madh mes pacientëve që kanë një prerje të madhe dhe disa prerje të vogla.

Kujdesi pas operacionit laparoskopik të gurëve të tëmthit

Kirurgjia e fshikëzës së tëmthit përfshin heqjen kirurgjikale të të gjithë fshikëzës së tëmthit me gurë brenda, pavarësisht nëse është një gur i madh apo i vogël apo disa.

Pas operacionit, pacientët kanë një periudhë të caktuar përshtatjeje, e cila në përgjithësi zgjat nga katër deri në gjashtë javë. Gjatë kësaj periudhe, këshillohet një dietë e korrigjuar, e cila përfshin shmangien e konsumimit të ushqimeve me yndyrë, si vezët, por edhe disa lloje perimesh që kërkojnë një sasi të madhe të tëmthit për tretjen, si lakra, fasulet, bishtajat, kastravecët e freskët, etj.

Pas periudhës së adaptimit, pacientët kthehen në mënyrën e tyre të zakonshme të jetës. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

15 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

16 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

17 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

18 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

19 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago