<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Gjithçka që duhet të dini për helmimin nga ushqimi: Cilat janë simptomat, sa zgjasin dhe si trajtohen

Në shumicën e rasteve, helmimi nga ushqimi vjen duke ngrënë ushqime të kontaminuara me baktere, siç është salmonella, E. Coli, apo me ndonjë virus

Ushqimi mund të kontaminohet në shumë mënyrë – duke mos e gatuar tërësisht ushqimin (veçanërisht mishrat), duke e lënë ushqimin të qëndrojë shumë gjatë pas gatimit dhe para se ta hani, duke mos e ri-nxehë mirë pas gatimit paraprak, ose duke mos e ruajtur në temperaturë të duhur, transmeton Telegrafi.

Ushqimi gjithashtu mund të kontaminohet edhe nëse gatuhet nga dikush i sëmurë apo me dyer të ndyra.

Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?

Simptomat e helmimit nga ushqimi zakonisht fillojnë brenda një apo dy ditëve pasi keni ngrënë ushqim të kontaminuar, pavarësisht se mund të fillojnë në çfarëdo periudhe mes disa orëve pasi kenë ngrënë ushqimin apo disa javë më vonë.

Reklama

Simptomat përfshijnë marramendje, vjellje, dhimbje stomaku, humbje të energjisë, humbje të apetitit, temperaturë të lartë, dhe në disa raste diarre.

Sa zgjasin simptomat e helmimit nga ushqimi?

Në Mbretërinë e Bashkuar, kampilobakteri është shkaktari më i zakonshëm i helmimit nga ushqimi. Bakteret kryesisht gjenden në mish të papjekur, në qumësht të pasterelizuar apo në ujë të papastër.

Periudha mes ngrënies së ushqimit të kontaminuar dhe fillimit të simptomave për helmimin e shkaktuar nga kampilobakteri është zakonisht mes dy dhe pesë ditëve. Simptomat zakonisht zgjasin më pak se një javë.

Bakteret salmonella  gjenden gjithashtu në mish të papjekur, në vezë të papjekura mirë, në qumësht dhe në produkte tjera të bulmetit. Simptomat zgjasin rreth katër deri në shtatë ditë.

Bakteret E.coli gjenden në sistemin e tretjes të shumë kafshëve, duke i përfshirë njerëzit. Shumica e helmimeve të ushqimit nga E.coli ndodhin pasi hanë qofte apo hamburgerë të papjekur mirë, ose konsumojnë qumësht të pasterelizuar.

Simptomat e helmimit të ushqimit nga kjo baktere zgjasin për disa ditë, ose edhe disa javë.

Si trajtohet helmimi nga ushqimi

Shumicës së njerëzve nuk u duhet ndonjë trajtim i veçantë. Derisa të ndiheni më mirë, rekomandohet të pushoni dhe të pini shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin. Kur filloni të ndiheni më mirë, preferohet të hani ushqime të lehta.

Megjithatë, nëse simptomat nuk përmirësohen dhe keni probleme më serioze, është mirë që urgjentisht të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

2 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

3 hours ago

Kujdes nga këto shenja: Mund të tregojnë probleme me veshkat

    Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…

4 hours ago

Ushtari i luftës së vitit 1812 varrosi krahun e tij të prerë, por historia e tij e vërtetë është edhe më e çuditshme

    Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…

4 hours ago

A e dini se për çfarë shërben kopa në shpatullën e një xhakete ose palltoje?

    Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…

4 hours ago

Mos i hani këto ushqime nëse keni probleme me veshkat

    Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…

4 hours ago