anë më të fortë se kanë strukturë me përmbajtje më të lartë karboni
Zbulohen diamante jashtëtokësorë në një meteorit. Këto minerale janë shumë të rrallë dhe quhen ndryshe edhe diamante ekzagonalë, pikërisht për strukturën e karbonit që i bën edhe më të fortë se ata që janë në Tokë.
Sipas ekspertëve, këto minerale mund të jenë krijuar pas një përplasje të mundshme të një asteroid dhe një planeti antik të sistemit tonë diellor, por rreth 4.5 mld vjet më parë.
Studimi mban firmën e universiteti Australian Monash dhe është publikuar në revistën zyrtare të Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS.
Kërkuesit kanë arritur të bëjnë dritë mbi një mister të studiuar shumë e shumë herë ndër vite, që ka të bëjë me formimin e një tipologjie të veçantë meteoritësh, që janë shkëmborë dhe ka përmbajtje më të lartë karboni nën formën e grafitit apo nanodiamantave. Për të arritur në këtë konkluzion kërkuesit kanë përdorur teknika të avancuara të mikroskopisë elektronike për të pasur imazhe të meteoritit, duke konfirmuar praninë e diamanteve ekzagonalë .
Klan News
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…