I vetmi zog që guxon të godasë shqiponjën me sqep është sorra. Ajo ulet në shpinë të shqiponjës dhe e godet atë në qafë. Shqiponja nuk reagon dhe nuk lufton me sorrën. Ajo nuk harxhon kohë dhe energji për sorrën.
Në vend të kësaj, ajo thjesht hap krahët dhe fillon të ngrihet lart në qiell. Sa më lart që fluturon, aq më e vështirë e ka sorra të marrë frymë dhe më në fund sorra thjesht dorëzohet duke u ulur poshtë sepse i mungon oksigjeni.
Mësoni nga shqiponja dhe mos bëni luftë me sorrat, thjesht vazhdoni të ngjiteni më lart.
Dikë mund ta keni ende mbi kurriz, por shpejt do të rrëzohet. Mos u hutoni dhe përqendrohuni në gjërat tuja dhe vazhdoni të ngjiteni lart. Sorrat janë të guximshme kundër shqiponjave, sepse ato lëvizin në grup. Shqiponja, e cila zakonisht lëviz e vetme, në fakt nuk ka asnjë shans po të luftonte kundër tyre. Por e ka gjetur mbrojtjen duke fluturuar lart!
Ja një artikull me disa kuriozitete interesante për luanët: Luanët: Mbretër të Xhunglës, por jo…
Gjatë Mesjetës, territori shqiptar ishte i ndarë në disa principata, të cilat ndonëse kishin elementë…
Nga Argjira Ukimeri Varri i Ashikut Në një fshat afër Tiranës, tregohet kjo legjendë: Ishte…
Hapësira totale e të gjitha tokave shqiptare që konsiderohen si pjesë e trojeve etnike shqiptare…
Fadil Hoxha, viteve të fundit të jetës, në bashkëbisedimet me miq, shokë, por edhe me…
Shega (Punica granatum) është një frut i njohur për vetitë e saj ushqyese dhe shëruese.…