<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVËSOCIALE

Axha Nezë: njeriu që e ndërtoi shkollën

Daut Dauti

Shumë shpesh, por sidomos në fillim të çdo viti shkollor, më kujtohet një kusheri i imi, axha Nezë apo aga Nezë, siç e thërisnin të rinjtë dhe fëmijët. Në këtë video të shkurtër, të përgatitur nga RTP, shihen disa pamje për një shkollë në fshatin Kokaj (Inatovc) dhe për këtë njeri të pazakonshëm. Përndryshe, ky fshat është vendlindja ime.

Duhet të ketë qenë viti 1966, ndoshta edhe më herët, kur axha Nezë ia kishta shpalosur burrave të fshatit një ide që kishte: ndërtimin e një shkolle. Dimër e verë, shi e borë, fëmijët udhëtonin deri në 4 km për të shkuar në shkollë në fshatin tjetër. ‘T’mos jesin qorra edhe fëmija jonë sikur na’ – u kishte thënë bashkfshatarëve. Të gjithë e kishin shikuar me habi dhe pa i dhënë asnjë shenjë përkrahje.

Prandaj, axha Nezë vazhdoi vetë, pa ndihmën e fshatit dhe shtetit. E zgjodhi vendin e përshtatshëm në tokën e tij në mes dy lagjeve të fshatit dhe i hapi themelet. Pastaj, i ndërtoi muret dhe më në fund edhe kulmin. Fikall vetë. Pa ndihmën e askujt. Të tjerët vazhdonin ta shikonin me habi e disa me siguri kanë menduar se aga Nezë është çmendur: si ndërtohet shkolla vetëm nga një njeri dhe për çfarë arsye?

Në vitin 1968 axha Nezë i kishte kryer të gjitha punët që kërkon ndërtimi. Shkoi në komunë dhe u tha se shkolla ishte gati dhe tashti ai kishte nevojë vetëm për banka, dërrasa të zeza dhe mësues. Komuna kishte reaguar menjeherë dhe kështu u hap shkolla e parë në fshat ku u punësuan si mësues dy të shkolluarit e parë të fshatit.

Veprimi i axhës Nezë është shembull për fuqinë e njeriut dhe insistimin për arsimim e përparim. Axha Nezë ka qenë njeriu më i madh dhe më i mençur i fshatit edhepse në krye të vendit uleshin burrat tjerë. Ai, i vetmuar e filloi dhe e fitoi luftën kundër gjendjes feudale që mbretëronte në fshatrat tona.

Për fat të keq, ka shumë vite që shkolla më nuk ka asnjë nxënës dhe ka filluar të rrënohet. Ndoshta ky është shembulli që tregon se çka është duke ndodhur me ne dhe arsimin tonë.

InForCulture

Recent Posts

Jeta në skajet e botës: Si mbijetojnë leopardët e borës

Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…

8 minutes ago

​101 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…

27 minutes ago

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

5 hours ago

Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru

  Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…

5 hours ago

Si ndikon ndërrimi i orës në organizmin tonë?

  Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e orës, shumë njerëz e ndiejnë veten të…

5 hours ago

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

2 days ago