<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Zvicër: Shkrihen akullnajat në alpe

Zbulohen rrënojat e avionit që u zhduk në vitin 1968    

Vëllimi i akullnajës Aletsch, e cila mbulon më shumë se 80 kilometra katrorë dhe është më e madhja në Zvicër është në rënie. Konkretisht, në muajin gusht aty u shfaqën rrënojat e një avioni që u rrëzua në vitin 1968, teksa shtresa e trashë e akullit që i kishte mbuluar u shkri.

Autoritetet kanë përcaktuar se rrënojat i përkasin një Piper Cherokee, regjistrimi HB-OYL, i cili u rrëzua në këtë vendndodhje më 30 qershor 1968.

Në aeroplanin e vogël ishin një mësues, një mjek dhe djali i tij, të gjithë nga Cyrihu. Avioni i tyre u rrëzua midis dy majave, 500 metra në jug të alpeve. Trupat u gjetën në momentin e përplasjes, por rrënojat jo. Rrënojat këto ditë u pikasën nga një udhërrëfyes malor gjatë një ekspedite në zonë.

Zbulime të tilla dikur ishin të rralla. Tani ato shfaqen pothuajse gjithnjë e më shpesh. Efektet e ngrohjes globale janë të dukshme edhe në Les Diablerets, në një lartësi prej 3000 metrash, ku mund të shihet një rrugë e mbuluar me akull që nga koha e Perandorisë Romake.

Më shumë se 50 vjet më parë, mjetet teknike të rikuperimit të mbeturinave të avionit në terrene të vështira ishin të kufizuara. Për shkak të shkrirjes së akullnajave, sidomos në verë, ka mundësi të gjenden edhe copa të tjera mbeturinash.

Klan News

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago