Evliya ÇELEBIU (25 mars 1611 – 1682), ka qenë eksplorator osman që udhëtoi në territoret nën Perandorinë Osmane dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve)
Përktheu Salih VUÇITERNA, 1930
Zakonet e çuditëshme të Gjinokastritëve:
Popullí i Gjinokastrës tremben tepër nga murtaja edhe nga kjo frikë kujtojnë se çdo i sëmundë ka murtajen. I smuni i shkretë neveritet nga të gjithë dhe s’i mbetet vend kurr kund; fqinjt e tij aratisen mbarë. Kur sigurohen se sëmundja nuk asht murtajë e vizitojnë krejt dhe i urojnë shërim të shpejtë.
Në shtëpin e të sëmunit me murtajë nuk fusin kambë dy vjet rrjeshtë e në krye të dy vjetëve e desinfektojnë dhe e pastrojn mirë e mirë me kërqele, me uthull e me të tymosun me barna aromatike; shembin pjesët e ndyta meremetojnë tjerat. Për çudí banorët e këtij qyteti nuk vdesin nga murtaja, por nga Skita (Is’hal), nga Zemra e keqe (dhimje barku) e nga Tifoja, lëngjyrja. Me gjith ketë njerzit këtu jetojnë shum vjet; këtu kam pá njerëz në moshën njiqind e shtatdhjetë vjeç, qi gzojnë nji shëndet të plotë. Deri në moshën tetë dhjetë nuk shifet njeri me mjekèr. Deri pleqtë ma të shtyshëm armatosen burrnisht dhe kaluar ose më kambë shkojnë në malet e Kurveleshit për t’i shtrue Shqiptarët e pabindun edhe luftojnë me Venencianët. Une nuk i kam ndí me veshët e mí, por më kanë thanë se edhe këta e për buzin dhe e shajnë Hazreti Mavijen e Jezitin.
Si kur populli i Ajdonatit, edhe këta nuk veshin cohë të kaltertë, nuk hanë zerde e nuk pinë bozë pse i ka shpikë Mavija; Me gjith ketë në Stamboll mjeshtrín e bozës e kanë në dorë Shqiptarët.
Gjinokastritët kanë edhe nji zakon tjetër të çuditshëm:
Vajtojnë njerzit qi kanë vdekë deri shtatë, a tetdhjet vjet para. Ç’do të Dielle gjith far’ e fisi i të vdekunit mblidhen në nji shtëpi dhe bajnë përshpirtje për të ndjerin tue mbledhë vajtuese me pagesë, të cilat qajnë e vajtojnë me dhimje të madhe, me za të naltë e të mallëngjyeshëm tue derdhë lottë si rrké. Në këtë ditë në qytet nuk mund të qendrojë njeriu nga potereja e zhurma e vajtueseve.
Une e pagzova Gjinokastrën: «qyteti i vajtimit».
Çudia e madhe asht në vajtueset se qysh derdhin lot e vajtojnë me aqë mallëngjim nji të vdekun qi s’u përket fare; edhe ç’vajtim? deri sa raskapiten nga uria!…
Mbasi kryhet ky vajtim i përshpirtshëm, gatojnë gjellë të ndryshme, çamuke (!) qumshtuer e byrek, hallvë me erna të mira e me zafran edhe e pjestojnë nepër qytet tue gostitë ç’do banorë e mik per të qetsue shpirtin e të ndjerìt. Gostitja asht nji zakon i pëlqyeshëm; por vajtimi shekulluer më duket i kotë e i pa dobishëm. Me gjith këtê ç’do krahinë ka ceremonít e veta të vjetrueme.
Vetë më kanë kallzue nji historí ma të çudiçme:
Nji njeri i martuem me nji grue të vejë, nji natë kur bije me flejtë në shtratë don me i porositë të shoqes diçka për nesrit edhe fillon: «xhanëm grue, nesër asht e Diell… » e shoqja ja preu fjalen tue thanë: Ah për burrin t’em të shtatëmëdhjetë qi ka ra deshmor në luftë, me të cilin jetova dyzet vjet; shijen e tij nuk e harroj kurr» e me këtê mënyrë filloi me vajtue të shtatëmbdhetin burrë dyzet vjeçar të sajë qi kishte mbetë në luften detare ngjamun në détin Mesdhé me 1045 H. në mest të Kapiten Xhafer Pashës e Anglezve. Atëherë burri i ngratë u pendue qi ja kujtoj së shoqes ditën e Diellë.
Populli i Gjinokastrës përgjithsisht kanë fizjonomí të zymtë e të vranët edhe kurrë nuk i shef me kuvendue njani me tjetrin e me qeshë. Me gjith këtê ka shum trima.
Gjinokastra ka mjaft vjershtorë, nder të cilët Buqáji-u, Figáni-u, Naleshi-u, Suquni-u, Firági-u janë shumë të zottë si domos Naleshi-u s’ka shoq.
Shumica e popullit të Gjinokastrës janë dashuruesit e hanedanit (t’Ehli Bejtit), ulen tue thirë «Ja Ali» ngrihen tue thirë «Ja Ali» të krejt këndojuë Persisht, tinëz shakan Muavijeu e sheshas mallkuekan Jezitin, por unë s’i kam ndî. Janë shumë alkoolik, e defrimtarë; pinë venë e Rejhanije (nji pije shumë të fuqishme q’ e ndreqin vetë, me të cilen dejen).
Nji zakon tjetër i Gjinokastritëve:
— Gjinokastritët nepër dasma, ditën e Shëngjergjit, të Nevruzit (kujtim i Shahut Harzem të Persís) ditën e Sh. Mitrit, të Sari Salltekut (Shen Kollit) edhe në të dy Bajramet, të veshun krejt me ár, mbasi mbushin kokën mirë e mirë me venën e kuqe, dashuruës e dashunor (Ashik e Dylber), kapen qafë për qafë edhe hjekin valle e kërcejnë (bajnë dans). Ky asht nji ves i keq i mohuesvet të Zotit. Por Gjinokastra nuk e ka për turp.
Rruga Press
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…