Pas disa ditëve të nxehta, në fundjavë në Kosovë do të ketë një rënie të temperaturave dhe destabilizim të motit. Lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.
Sipas Prishtina Weather i nxehti i datës 19 gusht do të pasohet me një bllok ditësh të cilat do të shoqërohen me vranësira, shi dhe breshër.
Parashikimi për sot dhe ditët në vijim:
19.08.2022 – Të nxehtit ekstrem arrinë kulminacionin ditën e sotme, e përgjatë fundjavës po pritet destabilizim i theksuar i motit. Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvilime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.
Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohëpaskohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.
Cilësa e ajrit pritet të shënojë një përmirësim me motin dinamik, me të reshura e kohëpaskohe edhe me erë, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi mbetet më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira.
20.08 – Kryesisht me vransira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.
21.08 – Vransira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima.
22.08 – Vransira e intervale me diell. Orëve të pasdites vende-vende priten rrebeshe e bubullima.
23.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, derisa pasdite priten edhe rrebeshe me bubullima.
24.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
Temperaturat pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare ditëve të ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, derisa maksimalet nga 30C të shtunën zbresin në 24C e 23C, ditën e diel dhe të hënë.
Era do të fryjë kryeissht nga veriu e verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale
Nga: Stephen Bush / The Financial Times Përkthimi: Telegrafi.com Një hap tjetër përpara në aftësitë…
Në dritën e polemikave rreth planeve të sulmit të SHBA-së që ndahen në Signal, siguria…
A e dini që do të mund të kursenim një sasi goxha parash në vit…
Automjeti luftarak më i fundit rus është një kamion i prodhuar në vitin 1952 -…
Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare…
Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…