<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Leku që e përdorim çdo ditë. Ja çfarë gabimi kanë bërë me të?

Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët,




kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona.

Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si:




“Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Ja rregulla se si shkruhen numërorët:Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë…3)




të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.) 4) shprehje (njëzet e një…- 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!(Nga Sevi (Lami) Agolli, Portali Shkollor)

postbck postbck

Recent Posts

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

2 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

3 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

6 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

6 hours ago

Si ndikon agjërimi te personat me diabet?

  Agjërimi është një praktikë shpirtërore e rëndësishme për shumë besimtarë, por për personat me…

6 hours ago

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

23 hours ago