<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Shiu meteorik ndriçon qiellin në Bosnje-Hercegovinë

Njerëzit shkojnë në malin Lastavica për të shijuar pamjen e mrekullueshme

Shiu i meteorëve i quajtur “Perseids” ndrivcoi qiellin ndërsa të apasionuarit pas fotografisë qëndruan në orët e vona të mbrëmjes për të kapur disa nga pamjet më mbresëlënëse.

Ky fenomen është i dukshëm me sy të lirë nga kudo në botë, por fotografët Elmir Isakovic dhe Elmedin Mehic nga Bosnja-Hercegovina ishin të etur për të vëzhguar ngjarjen nga një zonë e largët.

“Tani ndodhemi në malin Lastavica, në Bosnjën qendrore, afër Zenicës. Kjo është një zonë shumë e errët dhe e egër. Ka shumë kafshë. Dhe është shumë, shumë errësirë, kështu që ky është vendi më i mirë për ne për të bërë disa fotografi”.

Mehic thotë se temperaturat gjatë natës në majën e malit të Lastavicës mund të bien edhe gjatë verës, kështu që ai dhe miku i tij kishin marrë me vete edhe veshje të trasha.

“Temperaturat gjatë natës në këtë zonë ku ne po vëzhgojmë yjet janë gjithmonë paksa të ulëta gjatë netëve të  verës. Kështu ne kemi marrë disa nga veshjet tona dimërore dhe më vonë do t’i veshim ato”.

Të ulur afër kampingut të tyre këta dy fotografë  ishin të përgatitur për të përballuar të ftohtin për të shijuar pamjet spektakolare që ofronte qielli.

Meteorët mund të shikohen pothuajse gjithë vitin, por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet shi meteorik. Kjo zakonisht ndodh kur Toka kalon në orbitën e kometës. Reshjet meteorike janë emëruar sipas pikës në qiell nga ku duket se kanë origjinën. Perseidët e kanë marrë emrin e tyre nga konstelacioni Perseus.

Klan News

InForCulture

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

11 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

15 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

17 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

17 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

18 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

18 hours ago