<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

Eci 3 vjet në këmbë nga Afrika e Jugut deri në Mekë për të kryer haxhin

Haxhiu i ardhshëm Saheed ka ecur 3 vjet në këmbë nga qyteti Cape Town i Afrikës së Jugut për të mbërritur në Mekë të Arabisë Saudite për të kryer haxhin.

Duke treguar emrin e tij Saheed në një video të postuar në llogarinë “Africa Facts Zone” në Twitter, ky haxhi tha se ka ecur për tre vjet për të arritur në Mekë.

Ai tha se më 30 gusht 2018, u nis për një udhëtim nga vendlindja e tij Cape Town, më pas eci nëpër Zimbabve, Zambia, Tanzani, Kenia, Sudan dhe Egjipt dhe mbërriti në Palestinë, shkruan Anadolu.

Siç tregon, ai qëndroi në xhaminë Al-Aksa për më shumë se një vit për shkak të mbylljes së kufijve gjatë shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Pas rihapjes së kufijve, ai mbërriti në Medine nëpërmjet Jordanisë dhe më pas në Mekë.

Saheed deklaroi se ka në plan të kthehet në vendlindjen e tij në këmbë pas kryerjes së haxhit.

Deklarata e tij për këtë udhëtim të pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ai ka përshkuar 13 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekë.

Haxhi, në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabe, në qytetin e Mekës, është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet që ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi për ta bërë këtë.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

1 day ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago