<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

“Shpresoj që ti dhe Zoti të më falni” letra e 12 vjeçarit pasi vodhi çokollatën Kinder po bën xhiron e rrjeteve sociale

Të dish të kërkosh falje nuk është aq e thjeshtë sa duket, por ja që ndonjëherë janë fëmijët ata që na hapin sytë dhe mendjen me pafajësinë dhe naivitetin e tyre. Në fund të majit, një vogëlush 12-vjeçar vodhi një vezë çokollate Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos, një vjedhje e vogël si shumë të tjera që fatkeqësisht u ndodh çdo ditë atyre që kanë një aktivitet tregtar. Por pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi, nuk e priste kurrë që pas dy javësh nga ky moment të merrte një letër faljeje dhe 10 euro për dëmin e shkaktuar nga “keqbërësi” i vogël.

Në letrën, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndër të tjera shkruhet: “Përshëndetje! Quhem Benjaminam, jam dymbëdhjetë vjeç dhe jam nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj, por nuk kisha para me vete dhe vodha një vezë çokollate e cila kushtonte 2.10 euro. Më vjen shumë keq. Shpresoj të më falni sepse dua të jem në paqe me ty dhe me Zotin”.

I befasuar dhe i prekur nga ky gjest, Chiaruzzi vendosi ta bënte publike këtë letër dhe u shpreh që donte të takohej sa më shpejt Benjaminin e vogël. “Jam përballur me situata nga më të ndryshmet këto vitet e fundit dhe tanimë asgjë nuk më bën përshtypje, por sot ndryshova mendje. Mbeta i shtangur dhe mendoj se këtë letër duhet ta lexojnë shumë të rinj që çdo ditë, për qejf apo sfidë, më vjedhin patatina, karamele apo gjëra të tjera. Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë që të kthehet të më takojë dhe t’i jap dorën.”-u përgjigj ai.

postbck postbck

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

4 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

1 day ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

1 day ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago