Fosilet e dinozaurit më të madh tokësor të Europës janë zbuluar në Ishullin Wight, kanë deklaruar shkencëtarët. Paleontologët e Universitetit të Southampton kanë identifikuar mbetjet e grabitqarit 10 metra të gjatë, i cili jeton 125 milionë vjet më parë.
Kockat prehistorike (bishti dhe legeni) i përkisnin një dinozauri me dy këmbë, turi si krokodil dhe me një gungë kockore në shpinë.
“Ishte një kafshë gjigande, më shumë se 10 metra i gjatë dhe me peshë disa tonëshe”, është shprehur një doktorant i ekipit, Chris Barker. “Duke gjykuar nga përmasat, përfaqëson një nga grabitqarët më të mëdhenj të gjetur në Europë, ndoshta më i madhi deri më tani”.
Mendohet se krijesa ka jetuar në fillim të periudhës së rritjes së nivelit të deteve dhe mund të ketë kërkuar në ujërat e lagunave dhe cekëtira për të gjetur ushqim./tvklan.al
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…