<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Një urim shqip i kohëve homerike… moj e majra ….”

Po shfletoja një enciklopedi të mitologjisë antike. Më ra në sy pjesa ku flitej për Moira-t. Ato ishin tri perëndesha që personifikonin fatin e gjithfuqishëm mbi jetën e njerëzve. Besoheshin si forca që tërhiqnin të gjitha fijet e fatit të qenieve njerëzore, qoftë për të mirë, qoftë për të keq dhe njerëzit u luteshin vazhdimisht sa herë që ndërmerrin ndonjë punë.


Ka mundësi që miti i tyre të ketë mbijetuar brenda gjuhës shqipe, deri në ditët e sotme.
Ja një shembull : Kur e urojmë dikë që nisë një punë, i themi “të priftë e mara”, ose kur e shohim dikë që është duke bërë një punë i themi “puna e marë”. Në variantin toskërisht të shqipes kemi vetëm një b të shtuar, me çka “e mara” bëhet “e mbara”.
Po kush është e mara\mbara?
Nga vetë shqiptimi duket qartë se fjala është për një forcë hyjnore të gjinisë femrore, sepse nuk thuhet “i mbari”, por “e mbara”. Kjo na jep të kuptojmë se mbarësia shqipe, edhe në këtë pikëpamje, lidhet me moira-t antike.
Duket qartë se kemi një afërsi të madhe gjuhësore midis trajtës shqipe “e mara” dhe trajtës “moira” të greqishtes së vjetër.
“E mara” fitohet lehtë nga një ndërhyrje fonetike e shqipes në “ moira-n” e greqishtes së vjetër, ndërhyrje në të cilën “oi” greke bëhet “a” shqipe: moira ( e mara)
Tash pyetja e vjetër : a doli “moira” e greqishtes së vjetër nga “e mara” e protoshqipes, apo anasjelltas?
Vështirë, gati e pamundur, të gjendet një përgjegje. Ajo që megjithatë duket gogja e qartë është se urimi shqip “të priftë e mbara” i ka rrënjet shumë thellë në histori, diku në kohët e Homerit dhe Hesiodit.

Comment:

Gzim Nikaj
Moir ose mair sic perdoret nga dialekti i tetoves.

Enver Pepshi
Gzim Nikaj pasi e shkrova komentin, e pashë komentin tuaj.
Përshëndetje

Zef Kushnini
Gzim Nikaj tetovaret majr e përdorin në vend të fjalës mirë.

Enver Pepshi
…në Maqedoni përdoret ende në dialekt kjo formë:
… psh. kënga  moj e majra ….

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

7 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago