<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECHSOCIALE

Ku ndodhen alienët: Një përgjigje e re për Paradoksin Fermi

A janë ata mes nesh? A jetojnë në ndonjë galaktikë të largët, dhe kanë qenë tashmë në Tokëpër të na vizituar? Mjerisht, ne nuk kemi aktualisht asnjë përgjigje. Nuk ka asnjë provë që Universi është plot me alienë, apo që ata kanë ardhur të na vizitojnë. Të gjitha hipotezambeten në botën e fantashkencës. Prandaj, edhe pyetja e famshme e Enriko Fermit mbetet ende pa përgjigje “Ku janë të gjithë alienët?”.

Shumë përgjigje

Me kalimin e viteve, janë artikuluar shumë përgjigje – asnjëra prej të cilave nuk është plotësisht e kënaqshme – dhe sot është shtuar një e re që mund të shpjegojë faktin se pse qytetërime shumë inteligjente ekzistojnë ose kanë ekzistuar vërtet, por ne nuk dimë asgjë për ekzistencën e tyre, sepse ato janë zhdukur para se të mund të na kontaktonin.

Dy astrobiologë argumentojnë se ashtu siç mund dhe ka ndodhur me qytetërime të ndryshme tokësore, një shoqëri e evoluar që zgjerohet shumë shpejt, mund të shkojë po aq shpejt drejt zhdukjes. Vetëm shoqëritë që e njohin këtë rrezik, mund të lulëzojnë për një kohë të gjatë (por deri atëherë ato do të kenë pak kontakte me ata përreth tyre).

Sipas studimit nga Majkëll Vong (Instituti Karnexhi për Shkencën) dhe Stjuart Bartlet(Kaltek), botuar në “Journal of The Royal Society Interface”, qytetërimet në Tokë priren të përballen me probleme mbijetese kur ato zgjerohen përtej mundësive të tyre teknologjike dhe energjetike.

Po kështu, studiuesit thonë se shoqëritë aliene që zgjerohen shumë shpejt, do të shpërbëhen me pasoja shkatërruese shumë kohë përpara se të mund të eksplorojnë Universin rreth tyre. Nëse një qytetërim i tillë nuk ekziston shumë afër nesh, ne nuk do të kemi kurrë kohë për të verifikuar ekzistencën e atyre të largët.

Zgjimi homeostatik

Sipas 2 studiuesve, një qytetërim shumë i avancuar ka nevoja për teknologji dhe energji, tëcilat në fillim arrin t’i kënaqë e njëjta teknologji. Por në një moment, rritja bëhet aq e shpejtë,sa që inovacioni nuk mund të përballojë dot kërkesat. Kjo çon në kolapsin e shoqërisë, dhe me sa duket edhe në shkatërrimin e saj.

Mundësia që një shoqëri teknologjike t’i mbijetojë asaj pikë kthese, qëndron në ‘zgjimin homeostatik’, pra në aftësinë e saj për të kuptuar se kur është koha për të ngadalësuar rritjen, pasi të ketë arritur një nivel të lartë mirëqenieje.

Sipas 2 studiuesve, Universi është në fakt plot me qytetërime jetëshkurtra të lidhura me rritjen e shpejtë teknologjike dhe qytetërime që në vend të kësaj, zgjedhin homeostazën.

Kjo e bën të vështirë gjetjen e tyre:të parët shemben shpejt, të dytët nuk kanë interes që të gjenden nga të tjerët. / Focus – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

1 day ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 day ago