<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e dini se…? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Njerëzit modernë ecën mbi Tokë mbi 200.000 vite më parë, por ende nuk dimë shumë prej sekreteve të planetit. Megjithatë, më poshtë mund të gjeni 9 fakte të thjeshta që mund t’i mbani mend dhe të habisni këdo rreth jush.

  • Rrjeta e merimangës është më e fortë se çeliku.

Fija e merimangës është më e fortë se sa çeliku për shkak të rezistencës nga shformimi dhe elasticiteti që ka. Rrjeta mund të shtrihet 2-4 herë nga përmasa e saj pa u shkëputur sepse zotëron karakteristikat më të mira të çelikut dhe gomës.

  • Bufët nuk kanë zgavra sysh.

Bufët kanë tuba ose cilindra prandaj sytë e tyre mbeten të palëvizshëm.  Ata mbahen nga strukturat kockore të kafkës, madje sytë e tyre mund të shihen përmes veshëve.

  • Bretkosat kanë dhëmbë.

Bretkosat mishngrënëse kanë dhëmbë në të dyja nofullat e tyre. dhëmbët janë të vegjël, jo më shumë se gjysmë milimetri, me formë konike dhe ndërrohen vazhdimisht.

  • Balenat flenë vertikalisht.

Balenat nuk lëvizin gjatë gjumit të tyre në pozicion vertikal. Besohet se flenë me njërin sy gjysmë të hapur dhe një pjesë e trurit të tyre qëndron zgjuar. Janë gjitarët që flenë më pak, vetëm 10-15 minuta në ditë.

  • Mollët, patatet dhe qepët kanë të njëjtën shije.

Mund të mos duket aspak kështu, por nëse mbyll hundën dhe i provon, nuk mund ta dallosh. Gjithashtu, qepët  nxisin gjumin pasi reduktojnë stresin dhe ulin presionin e gjakut. Megjithatë, për disa njerëz mund të shkaktojë djegie në kraharor.

  • Vidrat kapin putrat kur flenë.

Kur rrjedha e lumit nis të shpejtojë, vidrat kapin putrat me njëra-tjetrën gjatë gjumit që mos të ndahen. Meshkujt i kapin kështu femrat e tyre për t’iu treguar të tjerëve që ajo i përket atij.

  • Qukapikët kanë gjuhë të gjatë.

Në të vërtetë, gjuha e një qukapiku është kaq e gjatë sa mund të lidhet rreth kokës së tij, varion nga 15-35 cm. Ajo shtrihet midis syve dhe vrimave të hundës,  mblidhet pas kafkës dhe ndihmon mbrojtjen e trurit duke zvogëluar fërkimin.

  • Kuajt mund të shohin thuajse në 360 gradë.

Vendndodhja e syve të tyre anash kokës iu jep këtë fushëpamje kaq të gjerë. Nda, atanuk kanë aspak vështirësi për të parë çka pas tyre, por i ndihmon edhe madhësia e syrit, që është më e madhja mes gjitarëve të kokës dhe gjatësia.

  • Pëllumbat prodhojnë qumësht të rremë.

Duke qenë se nuk kanë gjëndra qumështi, ata prodhojnë ‘qumësht bimor’. Ruhet në një qeskë në fytin e të rriturve dhe është shumë i ushqyeshëm për të vegjlit./t

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

20 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

22 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago