<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Asteroidi më i madh i vitit, 20 herë më i shpejtë se plumbi, i afrohet sot Tokës

Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë atë në ditën e 27 majit. Pavarësisht se është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij, rreth 1.8 kilometra në diametër, ai nuk përbën një kërcënim, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare midis planetit tonë dhe Hënës.

Asteroidi me emrin 7335 ( 1989 JA) do të jetë i dukshëm në orën 15:00 nga Australia. Ai po udhëton me një shpejtësi prej rreth 76,000 kilometra në orë, 20 herë më shpejt se një plumb. Asteroidi i përket klasës së objekteve të quajtur Apollo, domethënë atij grupi prej rreth 15 mijë asteroidësh që kalojnë periodikisht orbitën e Tokës.

7335 (1989 JA) do të kthehet për të kaluar pranë Tokës në vitin 2055, por në një distancë edhe më të madhe se ajo aktuale.

Një shembull i asteroidit Apollo është ai që shpërtheu në vitin 2013 mbi qytetin e Chelyabinsk në Rusi.

Trupi qiellor është pjesë e mbi 29 mijë objekteve afër Tokës (Neo), asteroidët, rruga e të cilëve do t’i sjellë brenda 48 milionë kilometrave nga planeti ynë, dhe që për këtë arsye monitorohen vazhdimisht nga NASA. Në këtë drejtim, agjencia amerikane e hapësirës nisi një mision në nëntor 2021 që synon të verifikojë nëse ndikimi i një mjeti mund të devijojë me sukses një asteroid që përplaset me Tokën. Sonda Dart do të përplaset kokë më kokë me Dimorphos (160 metra në diametër) në vjeshtën e këtij viti, duke u përpjekur të ndryshojë pak kursin e saj.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

8 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

8 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

9 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

11 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

11 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

12 hours ago