Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës.
Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon Musk tha përmes Twitterit se Interneti Starlink tani është i disponueshëm në 32 vende, duke përfshirë pjesë të Australisë, Brazilit, Kilit, SHBA-së, Kanadasë dhe shumicës së Evropës, dhe se pajisjet mund të dorëzohen “menjëherë”.
Kroacia fqinje është tashmë ndër vendet ku Interneti Starlink është i disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë ende në pritje. Starlink erdhi në jetë vitin e kaluar, ku nga shtatori i vitit 2021 ishte i disponueshëm në 12.
Musk gjithashtu ka zbuluar një hartë të mbulimit të Starlink, ku e kaltra e lehtë tregon vendet ku Starlink është i disponueshëm, kaltra pak më e errët përfaqëson vendet në “listën e pritjes” ndërsa e kaltra krejtësisht e errët tregon vendet ku Starlink do të jetë i disponueshëm “së shpejti”.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1524911860037963776&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fstarlink-furnizon-internet-32-vende-te-botes%2F&sessionId=8bba61b0486644ac72df26794b557e37d8149522&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=500px
Çmimi i pajisjeve Starlink kohët e fundit është rritur dhe tani kushton 549 dollarë për ata që kanë rezervime, ose 599 dollarë për porositë e reja.
Ai përfshin një pjatë satelitore, stendë, furnizim me energji elektrike dhe ruter WiFi. Çmimi i shërbimit është rritur nga 99 dollarë në 110 dollarë në muaj, dhe përdoruesit mund të marrin gjithashtu një opsion portativ që u lejon atyre të mbajnë pajisje në udhëtime. Ky opsion kushton 25 dollarë shtesë në muaj.
Prioritet për SpaceX janë rajonet e largëta që nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për t’u lidhur me internetin. Starlink ka ofruar shpejtësi shkarkimi dhe ngarkimi prej 104.97 / 12.04 Mbps në SHBA që nga tremujori i katërt i vitit të kaluar.
Ndërsa SpaceX lëshon satelitë të rinj Starlink dhe rrit konstelacionin, shpejtësia e internetit po rritet. Vonesa është më e lartë në krahasim me rrjetet fikse (40 dhe 14 milisekonda), por shumë më e mirë në krahasim me opsionet e tjera satelitore duke përfshirë HugesNet (729 milisekonda) dhe Viasat (627 milisekonda). /Telegrafi/
Nxehtësia e verës mund ta thajë tokën dhe t’i dobësojë bimët brenda pak ditësh. Megjithatë,…
Nga: Erald Kapri “Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në…
Figura e Jack Sparrow, personazhit karizmatik nga seria e filmave Pirates of the Caribbean, ka…
Për një kohë të gjatë është njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, madje edhe…
Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet…
A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme…