<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Vdekja e Bardhë”, snajperisti finlandez që u kthye në tmerrin e ushtarëve rusë

Tensionet mes Finlandës dhe Rusisë po vijnë gjithnjë e më shumë drejt rritjes, sidomos pas kërkesës së shtetit nordik për t’u anëtarësuar në NATO. Ditën e sotme, Rusia mori edhe vendimin për t’i ndërprerë furnizimin me gaz Finlandës, pasi kjo e fundit refuzoi të paguante me rubla.

Konfliktet aktuale, të nxitura edhe nga lufta në Ukrainë, kanë risjellë në kujtesë edhe konfliktin e hershëm të armatosur të vitit 1939, kohë kur ushtarët e Ushtrisë së Kuqe u gjendën përballë trupave finlandeze.


Më shumë se 80 vjet më parë, Finlanda e vogël tregoi forcën përballë Bashkimit Sovjetik, kur diktatori Joseph Stalin urdhëroi pushtimin e saj, pasi qeveria finlandeze refuzoi të hiqte dorë nga një territor i konsiderueshëm.

“Lufta e Dimrit” u zhvillua në vitet 1939-1940, nisi më pak se tre muaj pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe tregoi se Finlanda po përdorte taktika të reja për të sfiduar shpresat dhe ambiciet e rusëve për një fitore të shpejtë.

 


Në atë kohë, Rusia humbi më shumë se 300 000 ushtarë, 3 500 tanke dhe rreth 500 avionë. Finlanda nga ana tjetër humbi vetëm 29 000 mijë trupa.

Një prej ushtarëve që ka ngjallur frikë në zemrat e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe gjatë asaj kohe, ka qenë edhe Simo Hajhas, i njohur ndryshe si “Vdekja e Bardhë”. I mbështjellë me kostumin e bardhë të dëborës me kapuç, që i dha atij edhe pseudonimin e frikshëm, snajperisti finlandez luftoi vetëm 98 ditë, por u kthye në tmerrin e rusëve.

Hajhas, i cili e kishte mësuar zanatin e tij duke gjuajtur kafshë në pyllin ku ishte rritur, strukej në të çara ose gropa që i hapte në pigjet me dëborë. Ai ishte një burrë i shkurtër, gjë që ia bënte edhe më të lehtë fshehjen nga armiku. Snajperisti bëri më shumë se 500 vrasje, mesatarisht pesë në ditë duke u kthyer shumë shpejt në një hero kombëtar. Në ditarin e tij ai i quajti “500 mëkatet e tij” dhe pas luftës nuk foli më kurrë për këto vrasje.

“Vdekja e Bardhë” nuk pranoi kurrë të nderohej me statuja apo në ditë përkujtimore, por duket se populli finlandez nuk i ka harruar figurat që mbrojtën tokën dhe kombin përgjatë luftërave./A2CNN

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

7 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

7 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

8 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

8 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

8 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

9 hours ago