<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ari që Zogu la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë!

DOKUMENTI ME VLERËN REALE…

…Meraku kryesor i Mbretit në ditën fatale të 7 prillit 1939, ishte si të shpëtonte familjen e tij. Mbretëresha dhe djali i saj dy ditësh një orë e gjysmë para pushtimit u nisën me një karvan makinash përmes malesh drejt kufirit grek.

Zogu mandej transmetoi një mesazh për popullin e tij, duke i kërkuar të vazhdonte të luftonte, por të paktë ishin ata që kishin radio ndaj dhe të paktë ishin ata që e dëgjuan thirrjen e tij. Përpjekja e tij përfundimtare, për të biseduar me italianët qe krejt e kotë, ndaj dhe ai, mandej mori vendimin fatal, të ndjekë gruan e tij në arrati.

Duket se pamundësia për të bërë luftë guerile në male bëri që Mbreti të zgjidhte largimin nga Shqipëria, sa më shpejt të ishte e mundur.
Para se të linte pallatin, ai shkoi krejt i vetëm drejt kasafortës gjigante në zyrën e tij dhe mbushi një mori arkash me napoleona floriri.

Sipas raporteve të asaj kohe të “Forin Ofisit” britanik, kjo shumë llogaritej në rreth 50 mijë lira stërlina, gjithçka që kishte mbetur nga pasuria personale e tij, e krijuar nga shitja e pronave të familjes në disa vite.

Me një shpurë të anëtarëve të qeverisë, më shumë se pesëqind oficerë të komandës së lartë, bashkiakë dhe këshilltarë – gjithsej rreth dymijë vetë, mbreti kaloi kufirin dhe hyri në Greqi. Ai nuk do të shkelte kurrë më në tokën shqiptare.

Historiani Erald Kapri, bashkëngjitur një dokumenti arkivor, zbulon Shqipëria ka rezervë valutore në ar, 2.5 ton në total, që ruhet në Londër, prej 77 vitesh.

Ai shkruan më tej, se këtë këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog dhe se, ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë, fillimisht e pas vitit 1943, u konfiskua nga gjermanët, u gjet më vonë nga britanikët dhe prej asaj kohe, u vendos në Londër.

“Me pak fjalë, Shqipëria ka sot, të njëjtën sasi ari që, Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë”, – shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Në Bankën e Shqipërisë, nuk ka një gram ar.

Për kuriozitet, Shqipëria ka rezervë valutore në ar 2.5 ton në total.

Kjo sasi ndodhet në Londër, prej 77 vitesh dhe këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog.

Ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë. Pas vitit 1943, ai u konfiskua nga gjermanët e më pas, u gjet nga britanikët. U vendos në Londër dhe prej atëherë, nuk ka lëvizur.

Britanikët e konfiskuan këtë sasi të konsiderueshme ari, pas incidentit në Kanalin e Korfuzit. Vetëm pas viteve 1990, Shqipëria arriti një marrëveshje me britanikët, të cilët e çliruan arin shqiptar.

Por, vlera e lartë e transportit dhe e sigurimit të kësaj sasie, bëri që Shqipëria ta mbante gjithë kohës në Londër. Dhe më mirë kështu.

Me pak fjalë, Shqipëria ka sot, të njëjtën sasi ari që Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë.

Për më shumë, lexoni librat e historisë sesi u vodh floriri nga Zogu – shkruan Kapri.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ju nxehet telefoni, ja çfarë duhet të bëni

    Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…

2 hours ago

Një mënyrë e thjeshtë për ta shkrirë frigoriferin – dhe dy gabime që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

    Një enë me ujë të ngrohtë mund ta bëjë punën më lehtë, ndërsa…

2 hours ago

Pse liqeni Tuz i Turqisë bëhet rozë gjatë stinës së verës?

    Një pamje ajrore tregon Liqenin Tuz, i cili shfaq nuancat e tij të…

2 hours ago

Pse nuk duhet të hani kurrë fruta të papjekura

    Është gjithmonë një ide e mirë të konsumoni fruta të freskëta çdo ditë.…

2 hours ago

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

2 days ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

2 days ago