<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Takija, lloj kësule me majë të ngushtë, që mbahej nga fshatarët e Myzeqesë

Etnografi/Takia
Takija është një lloj kësule me majë të ngushtë, prej pëlhure të bardhë dyfishe të rrahur me tegel që mbahej nga fshatarët e Myzeqesë. Me formën e saj konike dhe e zbukuruar me ‘’damarë’’ ajo ka qenë tipike për këtë krahinë dhe shërbente si mbulesë koke nga burrat në ditë të zakonshme apo festa. Ajo përdorej për të gjitha moshat dhe në çdo stinë të vitit, kryesisht pas periudhës sē pavarësisë kombëtare, kur me ndërhyrjen e patriotëve u hoq nga përdorimi festja orientale. Takia u përdor deri në vitet 1970 kryesisht nga të moshuarit në fshatrat e Myzeqesë.
Përveç takies myzeqare njihen edhe dy tipe të tjera takiesh. Një e tillë është edhe ajo sulovare ose takia shyte, e cila ka majë në formë koni të prerë dhe është përdorur në Sulovë dhe fshatrat kodrinorë të Myzeqesë. Tipi tjetër është takia toske e cila kishte edhe ajo formë konike por me shumë qëndisma, përdorur kryesisht në krahinën e Beratit. Në Myzeqe, takia toske, përdorej për raste martese ose festa të ndryshme dhe dallohej për zbukurimet e shumta. Ajo qëndisej me gjilpërë me fije teripi të bardhë, me punë gërshet (spik) dhe 2-3 radhë tentene, thurur me gjilpërë në buzën e poshtëme. Materiali bazë për përgatitjen e takies ishte kambriku, së bashku me teripin (penjtë) dhe fitilat (fije të trasha pambuku ose rripa kambriku të prera veref dhe të dredhura).
Takiet qepeshin nga gratë në qëndra të mëdha si Berati dhe Vlora dhe tregtoheshin në fshatrat e Myzeqesë prej tregtarëve shëtitës. Nga gjurmimet etnografike rezulton se në Berat për qepjen e një takijeje myzeqare ose sulovare, tregtarët u siguronin punëtoreve materialin dhe i jepnin atyre dy lekë si shpërblim pune. Ndërsa për qepjen e një takijeje toske e cila kërkonte më shumë punë, jepeshin 5-6 lekë shpërblim. Në vitet 1925-1939, sipas vlerës së kohës, një takie myzeqare ose sulovare shitej 5 lekë, kurse një takie toske shitej për 15 lekë.
Foto: Takie myzeqare. Burimi: Llambrini Mitrushi, ‘’Veshje myzeqare të shk. XIX dhe të fillimit të shek. XX’’, Etnografia Shqiptare, VII, Tiranë 1976, f. 148-149; Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë 1980, f. 1963.

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

2 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

3 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

3 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

3 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

6 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

6 hours ago