<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Keni probleme me ankthin, disa këshilla si ta luftoni atë

Keni probleme me ankthin, disa këshilla si ta luftoni atë

Për të luftuar ankthin është thelbësore të ndiqni një stil jetese të shëndetshëm dhe të zbatoni disa strategji, të cilat mund t’jua bëjnë “më të lehtë” përballjen me shqetësimet e vogla apo të mëdha të jetës së përditshme, si dhe të shihni drejt së ardhmes me besim më të madh dhe optimizëm.

Gjumi

Flini të paktën 7-8 orë në natë. Ruani ritme të rregullta: zgjohuni dhe shkoni të flini çdo ditë – pak a shumë – në të njëjtën orë. Nëse stresi shqetëson gjumin tuaj, besojini këshillave dhe kurave të mjekut të familjes.

Ushqimi

Hani ushqime të shëndetshme, me vakte të lehta dhe të rregullta. Zgjidhni fruta, perime dhe ushqime të freskëta, të pasura me vitamina dhe mikroushqyes thelbësorë. Evitoni ushqyerjen kur jeni të përfshirë nga nervozizmi. Mos e teproni me ëmbëlsirat dhe ushqimet e tjera jashtë vakteve.

Aktiviteti fizik

Praktikoni rregullisht aktivitet fizik, vetëm ose në shoqëri: do të zbusni tensionin dhe do të shkarkoni nervozizmin. Lëvizja e përditshme shton vetëbesimin dhe favorizon gjumin e natës.

Pijet

Kufizoni ose shmangni konsumin e pijeve të pasura me kafeinë, të cilat mund t’ju nervozojnë dhe mund të përkeqësojnë shqetësimet e gjumit. Kufizoni ose shmangni konsumin e pijeve alkoolike, të cilat janë një urë e rrezikshme drejt ankthit, pasi mund të krijoni varësi prej tyre. Është i këshillueshëm konsumi i kamomilit, çajit dhe qumështit të ngrohtë.

Jeta në ajër të pastër

Qëndroni sa më shumë të jetë e mundur në ajër të pastër, në natyrë. Dilni në natyrë të paktën një herë në javë. Shëtisni, lexoni ose bëni sport në një nga parqet e qytetit. Kjo gjë ju ndihmon të çlodheni.

Jeta shoqërore

Shoqërohuni, krijoni marrëdhënie të reja dhe kujdesuni për njerëzit e dashur. Mundohuni të merrni pjesë në aktivitete dhe projekte të përbashkëta, pasi ju ndihmon të ndiheni më pak të vetmuar dhe të largoni ankthi.

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

4 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

4 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

1 day ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

1 day ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

1 day ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

1 day ago