Mesxhid “Al-Aksa” ose “Xhamia e Largët” është ndërtuar 40 vite mbas Xhamisë në Qabe e cila ishte e para në tokë nga Adami (Ademi a.s) që ishte njeriu i parë mbi tokë.
Është rindërtuar sërish nga Abrahami (Ibrahimi a.s) disa mijra vite më vonë.
Është zgjeruar dhe kompletuar nga Solomoni (Sulejmani a.s).
Ka qenë drejtimi i parë (Kibla) nga ktheheshin muslimanët për t’u falur deri sa u çlirua Qabja nga pushtimi i idhujtarëve e cila u bë më pas drejtimi përfundimtar që vazhdon sot e kësaj dite.
Është Xhamia e tretë për nga rëndësia në fenë Islame mbas asaj në Qabe dhe në Medine ku ndodhet Xhamia e Profetit Muhamed s.a.v.s.
Vlera një namazi në këtë Xhami është e barabartë me 500 namaze në Xhamiat të tjera.
Është Xhamia ku Profeti Muhamed s.a.v.s ka dalë imam dhe ka drejtuar faljen e namazit ku të pranishëm kanë qenë të gjithë profetët e tjerë, rreth 124 mijë të tillë në natën e Israsë (Udhëtimi i Natës) dhe Miraxhit (Ngritja në Qiellin e Shtatë).
Xhamia al-Aksa është e rrethuar me mure të larta dhe zë një sipërfaqe rreth 144.000 metra².
Ajo ka gjithsej 15 porta nga të cilat vetëm 10 qëndrojnë të hapura si dhe ka 4 minare.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…