<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Udhëzimi i publikuar nga SHBA: 10 gjëra që duhet të keni me vete në rast sulmi bërthamor

Manuali këshillues u publikua nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së dhe të gjithë dëshirojnë që ajo të mos jetë kurrë e nevojshme.

Vladimir Putin urdhëroi komandën e tij ushtarake për të vënë në gatishmëri forcat parandaluese ruse. Këto janë njësi ushtarake ruse, të cilat përfshijnë armë bërthamore. Me fjalë të thjeshta, ai vuri në gatishmëri arsenalin e madh bërthamor rus.

Presidenti rus e arsyetoi urdhrin e tij duke thënë se e ka bërë pas deklaratave agresive të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s. Në fakt, pak më vonë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se pas urdhrit të Putinit, trupat raketore strategjike ruse, nëndetëset bërthamore në Paqësor dhe Veri, si dhe aviacioni strategjik, janë vënë tashmë në gatishmëri të lartë.

Gjithçka duket sikur bota po përjeton makthin e një “lufte të ftohtë”, vetëm se askush nuk e di se kush mund të guxojë ta shtypë i pari butonin dhe toka të përballet me një luftë mes dy superfuqive.

Të gjithë po duan që t’i shpëtojnë këtij skenari makth që do ta kthente atë që po ndodh, nga një luftë në Ukrainë në një luftë bërthamore globale me qindra milionë të vdekur brenda pak sekondash.

Dhjetë gjërat që ka publikuar Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së në një udhëzues të posaçëm me 241 faqe për katastrofat bërthamore, cituar nga agjencia greke e lajmeve In.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet të bëjmë është të futemi në vendstrehime të nëndheshme, parkingje nëntokësore, bodrume, bunkerë, zona të tjera nën tokë.

E sakaq, çështja është se si do të mbijetojmë atje.

Ndaj duhet të jemi në gatishmëri për të pasur në çast me vete:

– Ujë, të mjaftueshëm për të paktën 72 orët e para pas rënies së bombës bërthamore. (Këtu duhet të llogarisim se njeriu ka nevojë për 3.5 litra në ditë)

– Ushqim të paktën për 3 ditë dhe patjetër i paketuar, si komserva, etj.

– Radio me bateri. Kur të bien bombat, nuk mund të ketë asgjë në sipërfaqe. Dhe sigurisht që nuk do të mund të ketë TV, internet, energji elektrike, celularë. Komunikimi do të bëhej i mundur vetëm me radio dhe ajo në valë të shkurtra.

– Seti i ndihmës së parë që përfshin gjërat e domosdoshme për mjekim të shpejtë në rast incidentesh, si fasho, pambuk, jod (betadinë) paracetamol, etj. Dhe medikamentet e ngutshme nëse keni fëmijë.

– Elektrik dore me bateri. (Siç thamë nuk do të mund të ketë fare energji elektrike)

– Bilbili. Ashtu si në tërmete, bilbili ndihmon për të gjetur dikë që mund të jetë bllokuar nën rrënoja.

– Maskë. Jo maskat që ende po mbajmë për koronavirusin, por një maskë me një filtër karboni të aktivizuar.

– Peceta të lagura, për arsye higjienike

– Hartat e zonës ku ndodhemi.

– Kutia e veglave me mjete bazë që ndoshta do t’i gjejmë të dobishme më vonë.

/a.r

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ju nxehet telefoni, ja çfarë duhet të bëni

    Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…

1 hour ago

Një mënyrë e thjeshtë për ta shkrirë frigoriferin – dhe dy gabime që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

    Një enë me ujë të ngrohtë mund ta bëjë punën më lehtë, ndërsa…

1 hour ago

Pse liqeni Tuz i Turqisë bëhet rozë gjatë stinës së verës?

    Një pamje ajrore tregon Liqenin Tuz, i cili shfaq nuancat e tij të…

2 hours ago

Pse nuk duhet të hani kurrë fruta të papjekura

    Është gjithmonë një ide e mirë të konsumoni fruta të freskëta çdo ditë.…

2 hours ago

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

2 days ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

2 days ago