<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse nuk duhet t’i vendosni domatet në frigorifer?

“Protagonisti” i sallatës së fshatit, domatja e lëngshme dhe e shijshme, nuk ka vend në frigorifer, por mbahet më mirë në temperaturën e dhomës, sipas një studimi të ri shkencor të kryer nga studiues të Universitetit të Floridës dhe të publikuar në revistën e Akademia Kombëtare e Shkencave e SHBA (PNAS).

Sipas gjetjeve të reja, domatja prishet kur ekspozohet ndaj temperaturave nën 12 gradë Celsius dhe nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme edhe nëse më pas e lëmë jashtë frigoriferit.

Eksperimentet e kryera nga studiuesit mbi lloje të ndryshme domatesh treguan se temperaturat e ulëta pengojnë veprimin e enzimave që i japin domateve shijen e saj karakteristike. Kështu, ruajtja e domates në frigorifer e mban atë të freskët, por humbet shijen e saj.

Prandaj domatja e lënë në frigorifer prej disa ditësh është pothuajse pa shije në krahasim me domatet e thara në diell, e cila nuk është ekspozuar fare në temperatura të ulëta.

Studiuesi Harry Kli, një nga autorët e studimit të ri, e krahason procesin me kryerjen e një kompozimi muzikor. Nëse i nxjerrim violinat dhe instrumentet frymore, thotë Kli, do të kemi zë, por nuk do të jetë njësoj.  “Që një domate të jetë e shijshme, domethënë të jetë përzierja e duhur e acideve, sheqernave dhe përbërjeve organike të avullueshme, një kombinim prej rreth 30 kimikatesh duhet të jetë në ekuilibër.”

Ndaj preferoni të blini disa domate në të njëjtën kohë dhe t’i konsumoni menjëherë për t’i shijuar sa më të freskëta por edhe më të shijshme!

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

6 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

6 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

7 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

7 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

7 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

8 hours ago