“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” spektakli më i madh humanitar që do të realizohet për herë të parë në Shkup (Maqedonia e Veriut) Një spektakël i madh, ku do të nderohen me cmimin e “Nënë Terezës” 15 personalitete të cilët kanë realizuar vepra të mëdha humanitare në jetën e tyre, por që nuk e kanë “bërtitur filantropinë e tyre.
Për rreth dy orë transmetim të drejtëpërdrejtë, publiku do të njoh emrat e bamirësve të mëdhenj shqiptar, nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora.
Emra të mëdhenj të muzikës klasike por edhe artist të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje si: tenori Kastriot Tusha, këngëtaria Kejsi Tola, orkestra me 40 instrumentist të cilët do të shoqërojnë artistët në skenë, ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe të ftuar specialë, grupi i famshëm që vjen enksa nga Spanja, “Las Ketchup” me një rekord shikueshmërie prej 200 milion shikues dhe me 20 milion albume të shitur në të gjithë botën.
Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment i madh humanitar do të zhvillohet në muajin Qershor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë që edicioni i parë i spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” ka patur edicionin e tij të parë në muajin Shtator të vitit 2019 në Prishtinë, në sallën “1 Tetori/InforCulture.info
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…