Pasoja e mungesës së hekurit në trup rezulton në anemi.
Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në proceset metabolike në trup, kryesisht ai merr pjesë në sintezën e hemoglobinës e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit dhe forcon rezistencën ndaj infeksioneve.
Vlerësohet se një në pesë njerëz në botë vuan nga ky lloj anemie.
Simptomat e para të mungesës së hekurit shfaqen shumë përpara fillimit të anemisë dhe ato janë lodhja, dobësia, zbehja, nervozizmi, rrahjet e forta të zemrës, rraskapitja, dhimbja e kokës, mungesa e përqendrimit, reduktimi i rezistencës dhe ndjeshmëria ndaj infeksioneve.
Në ushqimin e personave me anemi duhet të dominojnë të brendshmet, kërpudhat, të verdhat e vezëve, rrepka dhe mishi i kuq.
Në varësi të përqendrimit të hekurit në gjak, caktohet terapia. Ndonjëherë gjithçka zgjidhet me dietë, por ndonjëherë është e nevojshme të përfshihen suplemente, ndoshta do t’ju këshillojnë të eliminoni produktet e qumështit.
Qumështi përmban kalcium dhe kalciumi mund të parandalojë përthithjen e hekurit. Është veçanërisht e rëndësishme që pas marrjes së një tablete ose ampule, e cila përmban hekur, të paktën dy deri në tre orë të kalojnë pa produkte qumështi.
Në të njëjtën kohë këshillohet konsumimi i suplementeve me limonadë ose fruta që përmbajnë vitaminë C. Ndryshe nga kalciumi që pengon përthithjen e hekurit, është vërtetuar se vitamina C ndihmon në këtë proces.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…