<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

90 vajza u hodhën nga shkëmbi në greminë për tu mos u bërë skllave të Turqve kur Osmanët pushtuan Krujën

U zhvillua në mënyrë të veçantë Kulti i luftës e i trimërisë.

Thuhet:  “Ai është trim si zana”, ose “Kush jep jetën për atdhe, s’thonë se vdiq po thonë ka le”. “Vdekja me nder është kapak floriri”. “Shqiptari kur jep fjalën ther djalën”. “Shqiptari kur jep fjalën jep jetën”.

Në mendësinë popullore të vdekurit nga plumbi, duke luftuar me armiq quhej virtyt. Këndohej në këngë. Jo më kot në shumë vise malore të vendit tonë janë tejet të zhvilluara këngët e trimërisë, dhe mjaft të preferuara për t’u dëgjuar në popull. Edhe këngët e trimërisë e kanë përforcuar këtë kult, duke i bërë heronjtë e vërtetë të kombit tonë të pavdekshëm. Kështu është trashëguar kulti i trimërisë nga brezi në brez. Kjo e ka mbajtur të gjallë e vital popullin tonë. I thonë dhe “trimi i mirë me shokë shumë”. Mendësia këtu e domosdoshmërisë së lidhjes e vllazërimit mdis Shqiptarëve për t’i dalë së keqes përpara, ka qenë nevojë jete, sigurie.Kulti i trimërisë është zhvilluar dhe ndër gratë shqiptare. Njohim ndër to trimen e kombit Shote Galica, Norën e Hotit e Tringën e Grudës. Maro Kondën e Qorrojt të Kurveleshit, Distrën e Përmetit.

Në popullin tonë është i zhvilluar kulti i qendresës , kulti  i të panënshtruarit, natyrisht e lidhur kjo dhe me kultin e trimërisë. Nuk i jepej shqiptari i gjallë në duar armikut.Kur nuk kishte sit ë bënte ndryshe, se kundërshtarët mund ta kapnin gjallë, ai vriste veten, për të mos u bërë skllav e për të mos u poshtëruar prej armiqve.

Sa fakte historike, gojëdhëna e rrëfenja të çuditshme ka për këtë. Le të kujtojmë heroin Oso Kuka që dogji veten në kullë të barotit, të kujtojmë  Selam Musa Salarinë e Labërisë trime që e kapi topin nga gryka e u vetëflijua në ballë të furtunës së luftës. Heroi i gjalë i maleve tona Bajram Curri, kur e pa se ishte i rrethuar, vrau veten që mos ta vritnin të tjerët.

Shqiptari ka pasur një concept krejt të veçantë për nderin, të bashkuar edhe me krenarinë e popullit , e ka për të udhës që më mirë të flijohej se sa të bjerë skllav në duart  e tjetrit.  

Këtë e kanë treguar edhe gratë e vajzat shqiptare të cilat për të mos u skllavëruar nga armiqt pushtues ose feudalë përdhunues, janë hedhur në greminë. Fakte historike e gojëdhëna  për këtë kemi me shumicë. Këtë na e tregon legjenda e “Shkëmbit të Vajës” në Krujë ku 90 vajza u hodhën nga shkëmbi në greminë për tu mos u bërë skllave të Turqve kur Osmanët pushtuan Krujën. Ndryshe, do të bëheshin skllave, do të poshtëroheshin e do të dhunoheshin nga ushtarët pushtues. Kështu bënë edhe gratë e Sulit në Camëri  që u hodhën me gjithë fëmijët e tyre nga shkëmbi I Zallogut kur Ali Pashë Tepelena masakroi  Sulin aty nga viti 1809, e ato do të përdhunoheshin , po kështu Maro Konda e Corrajt të Kurveleshit.

Ka gojëdhëna të tilla në Dibër, në Martanesh etj. legjenda e ujit të bardhë në Gjorën e Krujës…

Si popull autokton e gjithmonë në mbrojtje të lirisë në trojet e tij, është zhvilluar virtyti i atdhedashurisë :  i dashurisë për vndlindjen, për krahinën, për tërë atdheun e tij. Kjo e të tjera  si kjo u kanë rënë në sy të huajve. Ata thonë se shqiptari e dashuron vendin e tij në mënyrë të çuditshme. Ata vihen me dëshirë në shërbim të atdheut, pa pyetur për vuajtje, për pasojat vdekjeprurëse të tyre.

Sinqeriteti i shqiptarit është i veçantë, që e dallon atë nga shumë popuj të tjerë. Bajroni thoshte se shqiptarët janë të hapur, të sinqertë, ndryshe nga popujt e tjerë që janë të shtirur (hipokritë). Shqiptari t’a thotë fushës mendimin që e ka e jo pas shpine.Ndarja tek Shqiptarët, si akt besnikërie e miqësie ka qenë tepër i veçantë.

Marrë nga libri “Etnologjia ndër shqiptarë”-Mark Titra /Përgatiti InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

    Mbi 4.100 persona janë infektuar nga paraziti Cyclospora në 41 shtete të ShBA-së,…

4 hours ago

Pse turqit na quajnë “Arnautë”/ mësojeni se nga vjen kjo shprehje!

    Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qënë prezent që shqipëtarët i quajnë…

5 hours ago

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

    Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe sapo hapin sytë. Por…

5 hours ago

Si t’i mbani fëmijët të sigurt kur temperaturat rriten?

    Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe më të rënda,…

5 hours ago

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

    Një ekip studiuesish ka zbuluar një model të ri matematikor që thuhet se…

9 hours ago

Shenjat që tregojnë se pickimi i një insekti mund të jetë më serioz nga sa duket

    Shumica e pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm kruajtje, skuqje ose ënjtje të lehtë.…

9 hours ago