<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulimet e mëdha arkeologjike në Angli, fal projektit të hekurudhës së re të shpejtë

Figura të rralle prej druri të gdhendur nga epoka e hershme romake në Britaninë e Madhe, janë nxjerr nga lokacioni arkeologjik i Bakingemshajrit. Mungesa e oksigjenit ka parandaluar kalbjen e tërësishme të tyre, transmeton Telegrafi.

“Është zbulim i jashtëzakonshëm që na sjell ballë për ballë me të kaluarën tonë. Cilësia e gdhendjes është e shkëlqyer dhe figura është edhe më emocionuese, sepse objektet organike nga kjo periudhë rrallë mbijetojnë”, ka thënë studiuesi Jim Williams.

Më shumë se një mijë arkeologë kanë punuar në të paktën 60 vende të veçanta përgjatë rrugës së vjetër romake midis Londrës dhe Birmingemit, që nga vitit 2018. Ekspertët thonë se kjo është mundësia e rrallë për të hedhur dritë në mbi 10 mijë vjet histori .

Gjetjet variojnë që nga epoka e hekurit e deri në epokën viktoriane. Ndër to janë: zbulimi i një vendbanimi të madh romak në Northemptonshajr, kopshtet e shekullit XVI në Uarvikshajr, shtëpia e rrumbullakët hekurudhore, më e vjetra në botë në Birmingem, një treshe statujash romake dhe një kishë braktisur mesjetare në Bakingemshajr, si dhe dhjetëra mijëra skelete në varreza të ndryshme. Gjithçka është pjesë e projektit HS2, të hekurudhës së shpejtë që do ta ndryshojë transportin në Britani të Madhe.

“Niveli i projektit HS2 është marramendës, ndaj nuk është e çuditshme që po bëhen zbulime kaq të mëdha”, thotë arkeologu Mike Pitts.

“Është hulumtimi më i madh arkeologjik i bërë ndonjëherë”, thotë Alice Roberts nga BBC.

Shumë objekte do të restaurohen dhe do të jenë pjesë e muzeve. Shumë lokacione, si rruga e gjerë dhjetë metra e gjerë në Northamtonshajr, do të shkatërrohet për të lëshuar vend për hekurudhën.

“Arkeologjia është thikë me dy tehe. Nuk do t’i arrinim këto po të mos ishte projekti HS2. Nuk bënte njëra pa tjetrën. Prandaj, kur ndërtimi përfundon duam ta regjistrojmë më së miri trashëgiminë tonë”, thotë Hele Wass nga HS2. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

4 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago