E ndërtuar mbi një kodër dominuese, të kujton kështjellat mesjetare.
Duhej të mbante statusin “Monument Kulture”, për hershmërinë, vlerat historike dhe arkitektonike, por edhe pse i përkiste njërës nga familjet e nderuara të Mirditës. Prend Jaku (Për’Jaku), nga Rrasfiku i Rubikut, nga fund shek. XIX ishte vendosur fillimisht në Përzanë dhe më pas në Pruell.
Ndue Përjaku ishte ndër burrat e përmendur të bajrakut të Bulgrit dhe pati një kontribut të rëndësishëm në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Mori pjesë në disa kuvende të kohës. Gjatë mbretërisë ishte ushtarak me gradën e togerit. Një ndër figurat më të shquara të kësaj familje, ishte major Preng Jaku, nipi i Ndues. Major Prenga, ishte ndër ushtarakët më të zot të fillim shek. XX.
Gazeta “Shtypi”, nr 37, botim i datës 15 korrik 1923, shkruante: “Vdiq major Preng Jaku një nga më të mëdhejtë ushtarë të atdheut, një nga më të mëdhejtë besnikë të idealit dhe programit të Skënderbeut”.
Gjatë regjimit komunist, familja Përjaku, vuajti kalvarin e gjatë të vrasjeve dhe persekutimit. Në vitin 1953, pushkatohet djali i Ndue Përjakut, Jaku. Djali tjetër, Gjoni, u dënua me 25 vite burg. /MIRDITA:Histori dhe aktualitet
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…