Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Hamit Skenderi – Zasella, për inat të zyrtares serbe, mbiemrin e ndërron në Skenderi për nderë të heroit kombëtar Skënderbeut

HAMIT SKENDERI – ZASELLA, ATDHETAR I DEVOTSHËM DHE ARISMDASHËS I MADH

Hamit Skenderi, i njohur më shumë si Hamit Zasella, është një figurë emblematike, jo vetëm e fshatit Zasellë, por edhe e Mitrovicës dhe më gjerë. Veprimtaria e tij atdhetare dhe ajo për përhapjen e arsimit, alfabetit dhe librit shqip, pothuaj gjatë gjith shekullit XX, kishte kapërcyer kufijtë e katundit të tij të vogël dhe të komunës së Mitrovicës.

U lind më 1896 në Zasellë dhe vdiq më 1978 në Mitrovicë. Kishtë lënë amanet ta varrosin në vendlindje. Varrimi I tij u bë me nderime të larta. Janë tri fshua për të cilat Hamit Zasella ka shpenzuar jetën e tij.

E para: Atdhetarizmi. Të punosh për kombin dhe vendin tënd, sipas tij, ishte qëllimi kryesor i kësaj jete. E dyta: Arsimi. Hamiti ka vlerësuar se mund të jesh atdhetar i mirë edhe pa shkollë, por, nëse nuk ke dituri, nëse nuk di shkrim-lexim dhe nëse nuk mëson të shkruash gjuhën tënde, kontributi  për atdheun është shumë më I zbehtë, kurse realizimi  i aspiratave kombëtare është shumë më I vështirë. Dhe, e treat –Feja. Të jesh me Zotin, sipas tij, është një rrugë e drejtë të besosh në prosperitetin e kombit dhe të vendit tënd. Hamit Zasella ka qenë fetar i madh dhe ka besuar se feja nuk është pengësë për zhvillimin e një kombi, përkundrazi.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërorë, Mbretëria jugosllave bëri mobilizimin e përgjithshëm. Në radhët e të mobilizuarve kishte më shumë shqiptarë. Njëri ndër ta ishte edhe Hamit Skenderi. Atë dhe shumë shqiptarë të tjerë i dërguan dhunshëm në Srem të Vojvodinës. Në vitin 1941, ishte zënë rob nga ana e gjermanëve dhe ishte dërguar në një kamp nazist në Gjermani, saktësisht në periferi të Bremenit. Ka qenë patrioti karizmatik shqiptar Xhafer Deva ai që ka intervenuar tek pushteti gjerman për ta kthyer Hamitin në vendlindje.

Për inat të zyrtares serbe, mbiemrin Hamiti e ndërron në Skenderi

Që në fillim,është me rëndësi të flitet për një momënt shumë interesant dhe domethënës për Hamit Zasellën, nga I cili mund të kuptojmë pikpamjet dhe veprimtarinë e tij atdhetare. Është fjala për ndërrimin e mbiemrit nga Ibrahimi në Skenderi, mbiemër të cilin nuk e kishte askush në familjen e tij e as në fshat. Ai e kishe pagëzuar djalin e dytë të tij me ermin Skender për shkak të respektit të thellë që kishte për figurën më të ndritshmë të popullit tonë, heroin kombëtar Skënderbeun. Në vitin 1956, pasi që kishte rënë në konflikt me një nënpunëse serbe rreth emrit të Skenderit, sepse zyrtares serbe ky emër nuk i pëlqente fare dhe nuk donte t’ia lëshonte certifikatën e lindjes me emrin Skender. Fillon përplasja verbale me nënpunësen serbe dhe Hamiti I thotë asaj se tani e tutje, jo vetëm emrin, por edhe mbiemrin e tij ke për ta shkruar Skenderi në certifikatën që do ta lëshosh me dorën tënde.

Dhe vërtetë kjo edhe kishte ndodhur. Hamiti për inat të saj shkon dhe mbiemrin Ibrahimi e ndërron me mbiemrin Skenderi. Kështu që nënpunësja serbe, edhe pse kishte thënë se kjo kurrë nuk do të ndodhë, detyrohet që për djalin e tij të lëshoj certifikatën e lindjes, ku emir Skender shkruhej dy herë, pra Skender Skenderi.

Shkëputur nga libri: ZASELLA – VATËR E BUJARISË, TRINËRISË DHE DIJES NGA HYSNI SYLA /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

2 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

1 week ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

2 weeks ago