NASA u vu në gjurmët e një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit, thotë CNN.
Edhe pse pjesë të shumta të mbetjeve raketore digjen pas hyrjes në atmosferën e Tokës dhe rreziku për njerëzit është i vogël, kur bëhet fjalë për pjesë më të mëdha ato mund të shndërrohen në rrezik nëse përfundojnë në zona të banuara.
Episodi shkaktoi një shqetësim jo të vogël, dhe komanda hapësinore amerikane arriti më në fudn ta gjurmonte rënien e Angara A5. Ajo hyri në atmosferën e Tokës diku mbi jugun e Oqeanit Paqësor, por sipas CNN, mund të jetë e pamundur të përcaktohet se ku ra saktësisht.
Më herët, kreu i Agjensisë Europiane të Hapësirë, Holger Krag, që shprehur se raketa ruse po udhëtonte me një shpejtësi prej 7.5 kilometrash per sekondë. Sipas tij, rreziku që buronte prej saj ishte real dhe nuk duhet të injorohej.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…