Në një intervistë me një gazetë britanike në vitin 1934, gazetari anglez i drejtohet Gjergj Fishtës me një pyetje ironike dhe fyese në të njëjtën kohë: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”!
“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajdutë. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, iu përgjigj Fishta.
Ndërkohë që gazetari anglez po artikulonte pyetjen e radhës e cila do të ishte dhe pyetja e fundit, pasi përgjigja që ai do të merrte e shoqëruar dhe me shikimin kërcënues të Fishtës e detyroi të tërhiqet.
“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt! Pra, ndërrimi i besimit është me të vërtetë një dobësi e karakterit të shqiptarit”, ishte pyetja e fundit nga gazetari.
“Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri! Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythë gruaje, ia ndërruat besimin fetar një perandorie të tërë”, i tha Fishta.
Historia angleze tregon se mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1492-1547), përveç se ishte një udhëheqës i fuqishëm njihej për aventurat e tij të dashurisë.
Përveç lidhjeve jashtëmartesore, ai u martua plot gjatë herë. Roma e ndalon martesën më shumë se njëherë, kështu që ai formoi kishën angleze të pavarur nga Vatikani.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…