Nga ditari i Edith Durham-it
11 maj 1939
Kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, e vizitova legatën e Serbisë dhe kjo ishte sa isha në mardhënie shoqërore me serbët gjatë viteve të kaluara. Por, unë nuk kam patur në tërësi mardhënie të ngushta. Dhe, për habinë time, mora një letër në të cilën mua më drejtoheshin si ‘më e dashura’ dhe ‘darling’ dhe më thuhej se isha ‘shpresa më e madhe e serbëve’; se duhej të isha e kujdesshme për ‘jetën time shumë të vlefshme’ dhe shumë gjëra të këtilla.
Menjëherë e pashë se dashamirësia e mëhershme ishte bërë punë konstruktuese që të më përdornin si kthetra të maces për ambiciet serbe. Pastaj, vendosa për diçka tjetër para se të bëhesha vegël e tyre. Do të veproja ashtu siç do ta shihja të arsyeshme për luftën. Prandaj, nuk ua ktheva përgjigjen dhe kurrë më nuk komunikova me këtë legatë. Jam e lumtur që kam bërë ashtu pasi që krimet serbe në atë luftë m’i kanë hapur sytë se në të vërtetë cili ishte qëllimi i tyre për ‘Velika Serbija’ (Serbi a Madhe).
29 shtator 1943
Ai [Ahmet Zogu], qyshë në vitin 1914 shihej se Esati i dytë por vetëm në vetëlavdërim.
16 janar 1944
Jam gëzuar shumë për dhuratat dhe gjërat tjera që më kanë ardhur si shenjë dashurie nga shqiptarët e vendeve të ndryshme të SHBA-ve për ditëlindjen time të 80-të. /InforCulture.info
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…