Shkencëtarët egjiptianë nga Universiteti i Aleksandrisë kanë dalë me një zbulim shumë interesant
Vajrat esencialë mund të ndihmojnë shumë në luftën kundër tenjave të padukshme por të rrezikshme që jetojnë në shtrat, qilima, mobilie dhe perde, transmeton Telegrafi.
Për të penguar përhapjen e tyre dhe për të eliminuar burimin e alergjive eventuale, është më mirë të përdorni vajin e eukaliptit dhe xhenxhefilit.
Për sprejin natyral kundër tenjave, në një litër ujë shtoni njëzet pika vaji të zgjedhur dhe përzieni në një shishe me spërkatëse.
Spërkatësi përdoreni në pjesët e stofit të mobilieve të cilat nuk mund t’i lani.
Për çarçafët, ndërresat dhe sendet e tjera të cilat i lani shpesh, përdorni vaj duke hedhur disa pika në dozën e detergjentit para se ta hidhni në rrobalarëse.
Për eliminimin e tenjave në tepihë, hidhni në sodë bikarbonati 10 pika vaj esencial dhe nëpër sitë ngadalë hidheni në gjithë tepihun. Prisni rreth gjysmë ore, pastaj pastrojeni me fshesë rryme. /Telegrafi/
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…