<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve të marrjes së dozës së dytë

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. “Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.

“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt. Mirëpo këto raste janë shumë të ralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.

Edhe vetë sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar po ashtu kërkesën për vaksinim të grup-moshës 12-15 vjeç kundër koronavirusit.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

18 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

18 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

18 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

19 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

22 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

22 hours ago