Një vorbull në detin e Skocisë ka ndezur diskutime të zjarrta se çfarë fshihet pas saj.
46-vjeçari Paul Young, po filmonte me dronin e tij gjatë ditës së diel dhe në pamjet dallgët e shkumuara formonin një shtjellë të shoqëruar nga një vazhdë.
Pasi e postoi në mediat sociale për të pyetur ndjekësit se çfarë mund të ishte, ai tha se përgjigjet që mori ishin nga marenga e vezës, tubacione të dëmtuara, rrjedhje metani e deri në eksplozivë të mundshëm. Duke qenë se ndodhej pranë një stacioni derdhjesh, ai mendoi se me shumë gjasa mund të ishte ndonjë tubacion i dëmtuar.
Agjencia Skoceze e Mbrojtjes së Mjedisit e ka konfirmuar fenomenin dhe e ka shpjeguar si një përzierje të ujit të shiut me ujin e mbetjeve që derdhet në det.
“Ky është një veprim rutinë i derdhjes së ujit të kulluar të mbetjeve përpara se ai të kalojë në mjedis, por është përzierë me ujin e shiut”, tha një zëdhënës. Agjencia siguroi banorët që operatori i cili kryen këtë veprim rutinë sigurohet të kryejë analiza që garantojnë cilësinë strikte të ujit që derdhet në det për të mos e ndotur atë.
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…