<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa vezë mund të hani në 1 javë për shëndetin e organizmit

Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm. Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira. Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.

Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë. Veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë. Nëse ju e servirni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyrna të panevojshme.

E Bardha Apo E Verdha E Vezës?
Shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori. Megjithatë, ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm. Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë. Të dhënat konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës. Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.

Sasia E Duhur E Vezëve
Të dhënat thonë se sasia e duhur dhe e shëndetshme e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës. Një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë. Nëse ju jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyrna nga ushqime të tjera, ngrënia e një omlete prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe. Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës. Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës.

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

2 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

2 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

2 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

4 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

6 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

7 hours ago