<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Para shek. V-të para Krishtit Athina nuk fliste greqisht

Altin Kocaqi

Ndërkohë që akademikët tanë e injorojnë çështjen paragreke,pellazgjike, akademikët grekë dhe grekologët më të mëdhenjë të botës tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjenë nga mijvjecari i dytë’’. ‘’Gjuha greke rrjedh nga shartimi i një dege indoeuropiane mbi një lastarë të huaj’’. ‘’Athinasit, të parët, e krijuan gjuhën greke edhe e përhapën me favorizim nga Aleanca e Dilos’’. Para greqishtes flitej edhe shkruhej ‘’gjuha jone’’ të cilën nuk e njohim por me alfabetin e saj është shkruajtur mbishkrimi Pellazgjik i Limnos e po ashtu mbishkrimet Eteokretane.

Gjuha greke u krijua si gjuhë teknike që ‘’mësohej në letër dhe nuk mbinte në buzët e popullit’’ .Sipas Isokratit ‘grekë ishin ata që e mësonin këtë gjuhë në shkollë’
Ora të flasim me fjalët e akademikëve grekë:
“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23
“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken”M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302
“Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….” F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234
“Perfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike” F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251
“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke” M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84
“Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e çoj vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër. Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambetur çoi në humbjen e shumë veprave shkencore”

M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 92-93

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

12 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

12 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

17 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago