8 gjërat që astronautët nuk mund të bëjnë në hapësirë

Puna e një astronauti është sigurisht emocionuese por kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Ata bëjnë shumë sakrifica kur largohen nga Toka. Përveç rreziqeve të udhëtimit në hapësirë ​​dhe kohës larg familjes, mikrograviteti vjen me një tërësi rregullash të reja që diktojnë shumë aspekte të jetës së përditshme.

1. Astronautët nuk mund të qajnë në hapësirë.

Astronautët mund të qeshin në hapësirë ​​sa të duan, por akti i të qarit është krejt i ndryshëm pa gravitet. Kur ata lotojnë, loti nuk bie poshtë por ngurtësohet për shkak se nuk ka gravitet.

2. Nuk mund të konsumojnë artikuj të zakonshëm si bukë, alkool apo pije të gazuara.

Shumë ushqime janë shumë të vështira për t’u transportuar dhe ngrënë në hapësirë. Buka, për shembull, mund të thërrmohet dhe dëmtojë pajisjet. Konsumimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara është i ndaluar.

3. Nuk mund të shkruajnë me stilolapsa të rregullt.

Boja ka nevojë për gravitet që të rrjedhë. Por me shpikjen e stilolapsit të famshëm Fisher Space, tashmë astronautët mund të shkruanin në gravitet zero,raporton abc.al.

4. Nuk mund të flenë në shtrat.

Astronautët nuk flenë në shtretër, por të lidhur sepse përndryshe, mungesa e gravitetit bën që të lëvizin përreth. Në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, astronautët mund të përjetojnë deri në 16 perëndime dielli në një ditë. Pra, oraret e tyre të gjumit nuk mund të mbështeten në modelet e dritës.

5. Duhet të stërviten çdo ditë.

Astronautët nuk e shtyjnë stërvitjen për nesër. Ata duhet të stërviten dy herë në ditë, sepse mungesa e peshës mund të shkaktojë atrofi të muskujve.

6. Nuk mund të shijojnë aq mirë ndërsa janë në hapësirë.

NASA raporton se astronautët mund të fillojnë të humbasin ndjenjën e shijes gjatë kohës që janë në hapësirë. Pasi kthehen në Tokë, ata thonë se ushqimet kanë shije shumë më të fortë. Një arsye për këtë mund të jetë se në hapësirë, lëngjet në trup lëvizin ndryshe për shkak të mungesës së gravitetit.

7. Seksi gjithashtu nuk lejohet.

Seksi është i ndaluar në misionet hapësinore. Do të ishte tepër e vështirë të bësh seks në hapësirë, duke pasur parasysh mungesën e intimitetit të astronautëve, ngarkesën dërrmuese të punës dhe mungesën e gravitetit.

8. Nuk mund të shijojnë një dush të nxehtë.

Në hapësirë, astronautët duhet të përdorin të gjitha burimet – veçanërisht ujin , i cili është i rëndë dhe për këtë arsye i shtrenjtë për t’u transportuar. Në vend të dusheve, astronautët bëjnë banja me sfungjer duke përdorur ujë të distiluar nga lagështia në ajër, urina, nga higjiena orale dhe larja e duarve.

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

16 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

17 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

17 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

18 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

18 hours ago