Toka po errësohet dhe shkak për këtë janë ndryshimet klimatike. Temperaturat e oqeaneve janë rritur dhe retë nuk po munden të reflektojnë dritën e diellit drejt hapësirës, duke “kyçur” kështu energjinë në planetin tonë.
Tashmë planeti reflekton vetëm 25% të dritës së Diellit, pra më shumë energji po thithet prej tij se sa po i pasqyrohet kozmosit. Shkencëtarët e kanë provuar duke matur reflektimin e dritës së Tokës drejt Hënës dhe shifrat janë alarmante. Pasoja është çekuilibrimi i energjisë së Tokës dhe ngrohja e planetit.
Ndotja atmosferike është rritur në formën e dioksidit të karbonit, metanit dhe ozonit, të clët bllokojnë nxehtësinë rrezatuese të planetit për të shkuar në hapësirë, rrisin përthithjen e dritës dhe nxehtësia mbetet në atmosferë.
Për shumë kohë shkencëtarët besonin se ngrohja e Tokës do të krijonte më shumë re që do t’i ndihmonte të kontrollonin dhe ekuilibronin klimën, por tashmë po provohet e kundërta.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…