Si ndikon në trupin tuaj ilaçi nëse e pini pa ujë

Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë.

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë ujë, me qëllimin për të lehtësuar rrugëtimin e medikamentit në stomak, shkruan AW.

Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë këshillë, pa qenë në dijeni për rrezikun që shkakton mosshoqërimi i barnave me ujë, transmeton lajmi.net.

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë.

Së dyti, medikamentet kanë tendencën të bllokohen në ezofag duke shkaktuar inflamacion dhe irritim por dhe vonesa në rezultat.

Veç kësaj, ngecja e medikamentit në ezofag mund të nxisë edhe urthin dhe gjakderdhje në zonë. Uji e shmang këtë.

Ezofagu nuk përmban nerva të dhimbjes, ndaj simptomat e një problemi të mundshëm me ngecjen e ilaçit shfaqen ndjeshëm më vonë.

Disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me urthin dhe e anashkalojnë atë.

Me kalimin e kohës, ilaçet që ngecen aty shpërbëhen dhe gërryejnë indet e brishta të ezofagut duke shkaktuar hemoragji, dehidratim të thellë dhe dhimbje.

Ndër ilaçet më problematike mund të përmendim Advilin ose edhe barna të tjerë kundër dhimbjes që mund të ngecin mjaft lehtë.

Ato mund të bëhen problematike nëse ngecen në fyt, thonë ekspertët.

Mënyra e duhur për të pirë ilaçet

Ekspertët thonë që për shmangien e komplikacioneve, mënyra më e mirë është që ilaçin ta shoqëroni me një gotë të mbushur plot me ujë.

Ilaçet nuk duhen marrë kurrë ndërsa jeni shtrirë, ndaj duhet të shmangni marrjen e ilaçeve para gjumit.

Nëse kjo është e nevojshme, prisni 15 minuta pas marrjes së ilaçit dhe më pas shtrihuni.

Pozicioni i duhur i trupit për marrjen e ilaçit është ulur ose në këmbë.

Edhe në këtë pozicion që lehtëson kalimin pa pengesa të ilaçit, duhet të pini patjetër një gotë me ujë.

postbck postbck

Recent Posts

Legjenda e ‘Shkëmbit te Vajtimit’ në Krujë

  Një zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë,…

18 hours ago

Heroi që shpëtoi 699 fëmijë nga Holokausti

  Gjatë nëntë muajve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në shtator 1939, 10,000…

18 hours ago

Njihuni me zakonin e keq që largoi Bill Gates për të pasur sukses

  Në një kohë kur shumica e njerëzve ende përdornin makina shkrimi, Bill Gates dhe…

19 hours ago

Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

  Pas disfatës së Kartagjenës në Luftën e Parë Punike në vitin 241 Para Erës Sonë, Republika Romake…

19 hours ago

Futuni në telefon dhe kërkojeni: ‘Misteri’ prapa zhdukjes së 10 ditëve nga kalendari në tetorin e vitit 1582

  Nëse keni një minutë kohë, futuni në kalendarin e telefonit tuaj (të paktën në…

19 hours ago

Dokumenti i CIA-s për ushtarët sovjetikë të ngurtësuar nga alienët në vitet 1980: Legjendë apo dezinformim?

  Një dokument i deklasifikuar i CIA-s, i cili doli nga arkivat vite më parë…

19 hours ago