#SiSot, lindën dy poetët më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe Dritëro Agolli
Millosh Gjergj Nikolla i njohur me pseudonimin Migjeni u lind në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare.
Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare. Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.
Dritëro Agolli u lind në Menkulas, fshat pranë Devollit, më 13 tetor 1931. Mësimet e para i zhvilloi në vendlindje, gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet i përfundoi në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Tre imazhet e para ilustruese janë pjesë nga dorëshkrimet të cilat gjenden në fondin personal të Migjenit që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror ndërsa fotografia pasuese është partitura e këngës “Kush më njeh mua” me tekst të Dritëro Agollit.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…