<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mjekët shpjegojnë rreziqet, pse nuk nuk duhet ta mbani KURRË teshtimën

Tani që jemi në mes të sezonit të ftohtë dhe të virozave, gjithmonë e më shumë duhet të kujdesemi edhe për t’iu shmangur virusit më të keq me të cilin kemi luftuar ndonjëherë. Shkak për të është edhe ekspozimi ynë ndaj shumë mikrobeve në mes të pandemisë Covid.

Në fakt, në këtë kohë, ekziston një tabu serioze shoqërore rreth teshtimës në publik ose pranë njerëzve.

Është e zakonshme dhe e sjellshme ta ‘mbytni’ teshtimën ose të synoni të mbani bërrylin, por aktualisht ekspertët thonë se duhet të testoheni për Covid nëse keni teshtima.

Në fakt, nëse jeni në një ambient me njerëz dhe “guxoni” të teshtini, rrezikoni të përballeni me tallje ose me shikime shpotitëse.

Sidoqoftë, edhe pse është e rrallë, sipas ekspertëve, rrezikoni të pësoni lëndime serioze nëse e mbani teshtimën – e cila përpiqet të dalë me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Mjekët përmendën rastin e një burri në Britani, i cili kishte pasur çarje në pjesën e pasme të fytit, pasi kishte mbajtur teshtimën. 34-vjeçari kishte pësuar dhimbje ekstreme dhe mezi fliste e gëlltitej.

Duke diskutuar rastin e pazakontë në ‘BMJ Case Reports’, specialistët e veshit, hundës dhe fytit në Spitalin Universitar ‘Leicester NHS Trust’ paralajmëruan: “Ndalimi i teshtimës përmes bllokimit të hundëve dhe gojës është një manovër e rrezikshme dhe duhet të shmanget me çdo kusht”.

“Mund të çojë në komplikime të rënda, të tilla si pseudomediastinum (ajri i bllokuar në gjoks midis mushkërive), çarje e membranës timpanike (daulle e shpuar e veshit), madje edhe këputje të një aneurizme cerebrale (ngritja e enëve të gjakut në tru).”

Moslëshimi i të gjithë presionit mund të tregojë që hunda dhe fyti të mbartin barrën e plotë.

Nëse vazhdoni ta mbani teshtimën, mund të përfundoni deri edhe në çarje të daulles së veshit, pasi ajri i bllokuar që përpiqet të ikë diku devijohet në tubin që lidh veshin dhe daullen e veshit.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se është e mundur që presioni të shkaktojë humbje të dëgjimit, infeksione të tjera në vesh, që mund të kthehen në probleme serioz, por deri edhe kolaps në mushkëri.

Qëllimi kryesor i teshtimës është të nxirrni çdo gjë që nuk duhet të jetë në hundë. Pra, nëse ridrejtoni ndonjë mukus të mbushur me mikrobe diku tjetër, mund të përfundoni në një shtrat infeksioni.

Enët e gjakut mund të dëmtohen gjithashtu nga ndalimi i teshtimës, shkaktuar nga forca e ajrit që shpërthen në hundë, sy apo edhe në daullen e veshit.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

16 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

19 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

22 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago