Në krahun e majtë të xhubletës, thekët janë të prerë. Thekët ia priste burri dhe kjo ishte shenja që ai e divorconte gruan, e cila për gjithë jetën e saj qe e detyruar ta mbante “Xhubletën me Thakun e prem’“.
Nga: Luljeta Dano
Këtë foto që duhet të jetë bërë në ekspozitën time të xhubletave, më 16 prill 2008, në Galerinë e Arteve, sapo e gjeta në Facebook dhe u gëzova, sepse gjithë këto vite kam pasur një peng. Në krahun e thekëve të prerë, xhubleta qe tërhequr me forcë dhe qe shqyer (shqepur). Më vonë, unë e qepa dhe hoqa mjaft fije floku të gruas që e kishte pasur veshur. Ishin flokë në ngjyrë të çelur, bojë gruri të artë. Po çuditesha me këtë grua që nuk i kishte ngjyer flokët të zeza, si gjithë gratë bionde që vishnin xhubletë. Kur procesi “i masakrës” time konservuese mbaroi, u kujtova se padashur kisha prishur një dëshmi të rrallë antropologjike. Ishte e pandreqshme ajo që kisha bërë, dhe nuk kisha të paktën asnjë fotografi të sajën.
Prof. Afërdita Onuzi, kur i tregova historinë time me xhubletën e thakut t’prem’ në një xhubletë të ngushtë të Dukagjinit, më tha se fenomeni ishte i shpeshtë. Natyrisht që në zemërim e sipër burri ia priste thekët, por ndodhte shpesh që të pajtoheshin dhe historia mbyllej brendapërbrenda pa e marrë vesh bota. Dhe, xhubletës i bëheshin një palë thekë të reja.
Zgjohesh në mëngjes, hap Facebookun dhe pas shumë vitesh e rigjen xhubletën e thakut të prem’, siç ishte, me shenjën e mëngës së majtë të shqyer…
Xhubletën e thakut t’prem’ e sjell si reference profesori Agim Bido, në librin e tij: Arti popullor në veshje e tekstile. Mbi këtë referencë, unë tregoj historinë time.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…