<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Guri i Plakës, anonimi frëng dhe Beteja e Kosovës

Guri i Plakës, për të cilin janë thurur shumë mite e legjenda, gjendet në Graboc të Epërm të Obiliqit, më saktë 12 milje larg Prishtinës. Guri gjigant me një dollap në mes, ku sipas legjendës thuhet se jetonte një plakë, ndanë kufirin midis Drenicës e Ortakollit në Kosovën Qendrore. Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet.

Mbas luftës së fundit në Kosovë, në postën elektronike papritur erdhi një ese në gjuhën frënge: La verité sur la Bataille du Kosovo 1389. Dërguesi ishte Muharrem Mjeku, njëri nga fotoreporterët më të njohur kosovarë në vitet tetëdhjetë. Moti kishte braktisur Kosovën dhe u bë i gjallë pesëmbëdhjetë vjet më vonë. Me esenë na lidhte vendlindja; Guri i Plakës dhe lumi Drenica, shtatë milje larg fushës ku është zhvilluar Beteja e Kosovës. E pyeta përmes postelit për autorin e esesë? U zhduk sërish e nuk u shfaq më! U bë edhe më anonim se anonimi i esesë. Eseja mbështetet në mite e legjenda.

Anonimi frëng mbështetet edhe në shënimet e kronistëve turq. Këta të fundit, luginën ku ndodhi Beteja e Kosovës e quajnë të bukur dhe e ndarë nga lum i vogël Sitnica, rrethuar me male jo të larta dhe fshatra të bukur. Anonimi frëng e njihte mirë mendësinë ballkanase, prandaj në rreshtat e esesë davariten edhe mjegulla.

Në ese flitet për gjëra të prekshme, të cilat ekzistojnë edhe sot. Udha nga erdhi Murati dhe ushtria e tij, përzgjedhja e gabuar e terrenit nga Koalicioni ballkanas ku planifikuan të ndodhte beteja dhe mjegullat, të cilat edhe sot mbulojnë rajonin ku u zhvillua beteja para gjashtë shekujve janë disa nga ato.

“Sulltan Murati preu rrugën më të shkurtër kah Gjilani. Kaloi Sitnicën me ushtrinë e tij dhe u drejtua kah lugina e vogël me pesë kilometra gjerësi dhe njëzet gjatësi. Fushëbetejën e zgjodhën të krishterët. Kalorësve me mburoja prej hekuri u duhej terren i rrastë siç është ai i Drenicës dhe jo toka e butë përgjatë lumit Sitnica. Butësia e tokës dhe pesha e rëndë e veshjeve luftarake ishin fatale për ta. Në luginë, mjegulla e dendur i pengonte të krishterët me mburoja në kokë…”.

Anonimi francez shkruan edhe për Luginën e Drenicës dhe lumin Drenica. Sipas tij, lumi në disa vende është i thellë “si ta zëmë te ‘Gjiri i Laroit’ afër Gllobarit, ku lumi Drenica është tepër i thellë si edhe në Korroticë”. Duke folur për malin e Qyqavicës, i cili sipas tij është deri në 600 metra lartësi mbidetare, shkruan edhe për Gurin e Plakës.

“Në popull ky gur mori emrin sipas gojëdhënave për arsye se Milosh Kopiliqi therri me thikë Sulltan Muratin. Truprojat e Sulltanit tentuan të zënë vrasësin, por nuk ia dolën dot. Milosh Kopiliqi ishte veshur me rroba prej hekuri dhe asnjë armë nuk mund të shponte trupin e tij. Papritur u shfaq një plakë, e cila i pa ushtarët turq se po tentojnë t’ia zhveshin rrobat e hekurta. Plaka u tha turqve: ‘Shikoni nën mustaqe të tij, aty e mban çelësin dhe me të mund t’i hapni veshjet e tij! Turqit arritën të gjejnë sekretin e rrobave të hekurta. Sapo ia hoqën helmetën ia prenë kokën, por Miloshi nuk vdiq. Plakën që e spiunoi e rrëmbeu për gjoksi dhe e hodhi në greminë poshtë Gurit të Plakës’.

Kjo është gojëdhëna për Gurin e Plakës dhe Milosh Kopiliqin, e cila rrëfehet edhe sot. Përveç versionit turk, ka edhe të dhëna tjera si ajo e Zhan Dukas, nip i Perandorit bizantin, i cili flet edhe për tradhtinë brenda Koalicionit ortodoks: “Në mbrëmje, një natë para betejës, despoti serb Lazar i ftoi të gjithë prijësit rreth tij për të ngre dolli për fatin e betejës së nesërme, siç ai e quan ‘stravica’, që ndoshta është ‘zdravica’. Milosh Obiliqi vendosi të pinte atë natë, por despoti Lazar i thotë: “Pije këtë gotë për shëndetin tim, ndryshe do të behesh i dyshimtë dhe do të akuzohesh për tradhti!”. Milosh Obiliqi ia ktheu: “Ju faleminderit për ftesën, por unë nuk dua të ngre dolli. Nesër do të shohësh besnikërinë time ndaj teje o princ Lazar!”.

Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë. Edhe sajohen sipas trillit të njerëzve. Fat të këtillë ka patur edhe Guri i Plakës. Trillanë të ndryshëm flasin shumë për të. Edhe më keq kur nuk dinë ç’dallim ka miti me legjendën.

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

18 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

18 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

19 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

3 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

4 days ago